Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Investigimi/ Tiranë-Durrës kërkon 218 mln €, ARRSH s'ka asnjë kacidhe për ta financuar

Autoriteti Rrugor Shqiptar, edhe pse nuk ka asnjë kacidhe për zgjerimin e rrugës Tiranë-Durrës, po e trumbeton atë si projektin më të rëndësishëm infrastrukturor të 2024-ës. 218 milionë euro pritet të kushtojë zgjerimi i rrugës, për të cilën ARRSH pretendon se 20 milionë janë të parashikuara në buxhet. Verifikimi i Faktoje tregon se në fakt buxheti 2024 nuk parashikon asnjë financim për aksin Tiranë-Durrës. Ky është rasti tipik i shprehjes ‘peshku në det dhe tigani në zjarr’.
Qeveria i është rikthyer planeve për zgjerimin e rrugës Tiranë-Durrës. Shndërrimi i segmentit në një autostradë më katër korsi thuhet se do të përballohet nga buxheti i shtetit. Dhe kalimi i automjeteve do të jetë pa pagesë.
“Në buxhetin e vitit 2024 ne kemi parashikuar 2 miliardë lekë që do të investohen për 5 km e para të Tiranë-Durrës.”, deklaroi drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi gjatë një interviste televizive fundvitin e kaluar.
Verifikimet e Faktoje tregojnë se projekti i trumbetuar si më i rëndësishmi për 2024, nuk është i planifikuar në buxhet.
Lista e detajuar e projekteve të investimeve publike 2024-2026 nuk përfshin asnjë lloj financimi për zgjerimin e rrugës Tiranë-Durrës. 2 miliardë lekët që Berberi pretendon se janë të buxhetuara, për momentin janë thjesht një dëshirë e shprehur publikisht. Por pavarësisht këtij fakti edhe institucioni që ai drejton, insiston të kundërtën. Autoriteti Rrugor thotë se paratë janë në buxhet dhe këtë vit do të nis faza e parë e punimeve.
“Gjatë fazës së parë do të zgjerohen 5.8 km. Vlera e financimit për këtë fazë 2 mld / lekë e parashikuar në buxhetin e shtetit të vitit 2024.”, informoi ARRSH për Faktoje.
Veprat duan para, jo fjalë
Edhe pse nuk ka një datë të qartë për nisjen e punimeve, Autoriteti Rrugor Shqiptar llogarit se projekti për zgjerimin e 38 km nga Tirana në Durrës kërkon 218 milionë euro. Punimet do të ndahen në disa faza. Ndërhyrja e parë përfshin segmentin nga kthesa e Kamzës deri tek mbikalimi i Rinasit.
“Gjatë fazës së parë do të zgjerohen 5.8 km. Gjerësia aktuale është 18.6 m dhe ajo përfundimtare bashkë me zgjerimin shkon në 35.1 m”, sqaron Autoriteti Rrugor.
Rruga e ndërtuar në 2001, tani numëron trefishin e trafikut të planifikuar. Për këtë arsye, ekspertët e vlerësojnë të domosdoshme ndërhyrjen.
“Zgjerimi i rrugës është i nevojshme, por problematikën më të madhe unë e shoh në hyrje – daljet e këtij segmenti. Pra, fillimi dhe mbarimi i saj, sa do ta përballojnë sepse shkojmë në grykë shisheje dhe çfarë fituam? Asgjë. Ndaj plani i zgjerimit duhet të përfshijë me patjetër hyrjet dhe daljet në rrugët dytësore”, thotë inxhinier Fatmir Haxho.
Nëse sigurohet financimi i deklaruar, vetëm për fazën e parë (2024) punimet do të zgjasin dy vite (2026). Ndërkohë që afati për përfundimin e plotë të veprës është në pikëpyetje sepse varet nga buxheti.
“Financimi do të vazhdojë në vite bazuar në buxhetin e shtetit. Koha për përfundimin e plotë varet nga financimi që do jetë ndër vite nga buxheti i shtetit”, argumenton Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Nuk përjashtohet kalimi me pagesë
Planet për zgjerimin e rrugës Tiranë-Durrës nuk janë të reja. Ndërhyrja në rrugën Tiranë-Durrës është rikthyer në publik shtatë vite pas një plani për ta dhënë me koncension.
Aso kohe, dhënia me koncension e këtij aksi u parapri nga një projekt i Autoritetit Rrugor Shqiptar për zgjerimin e saj nga dy në tre korsi. Projekti i ARRSH-së në 2016 ishte i ndarë në tre lote; Kamzë- Vorë, Vorë –Sukth dhe Sukth –Durrës. Segmenti nga mbikalimi i Kamzës deri në Vorë përbënte lotin e pare. Projekti parashikonte 3 korsi kalimi për secilën anë të rrugës dhe një zonë me trafikndarëse 2,6 metra të gjerë.
Gjurma e këtij projekti prekte 19 fshatra të Tiranës dhe Durrësit. Zgjerimi do të kalonte në një sipërfaqe tokë bujqësore prej rreth 752 mijë metrash katrorë, me vlerë rreth 3.5 milionë euro. Po ashtu, gjurma e projektit llogaritej të shtrihet në rreth 68 mijë metra katror tokë truall, me vlerë 4 milionë euro, e cila do të shpronësohej nga qeveria.
Por teksa ARRSH planifikonte zgjerimin, qeveria kishte shpenzuar miliona euro me projekte të ndryshme për këtë rrugë. Pjesë e tyre ishte dhe mbjellja e palmave në të dy anët e segmentit.
Në 2014 qeveria shpenzoi 2 milionë euro për rehabilitimin e pjesës hyrëse të rrugës Tiranë-Durrës. Një dekadë më vonë, ndërhyrja pritet të fillojë sërish këtu.
Këtë herë, referuar deklaratave publike, në plan nuk përfshihet dhënia me koncension. Mirëpo, dokumentat tregojnë të kundërtën.
“Përmirësimi i planifikuar i autostradës aktuale ndërmjet Tiranës dhe Durrësit do të përfshijnë një sistem pagese, ndaj duhet të ofrohet një rrugë alternative . Për këtë qëllim rruga që lidh dy qytetet përmes Ndroqit dhe Plepave duhet të zgjerohet” shkruhet në një dokument të ARRSH.
Përfundim
Tirana dhe Durrësi janë 46 minuta larg, por pa asnjë dyshim që distanca prej 38 kilometrash mes dy qyteteve, na merr të gjithëve më shumë kohë. Rruga e ndërtuar dy dekada më parë aktualisht numëron trefishin e trafikut të planifikuar. Zgjerimi i kësaj rruge kërkon 218 milionë euro, por Autoriteti Rrugor Shqiptar ende s’ka siguruar shumën e parë për nisjen e punimeve. Planet për ta bërë rrugën Tiranë-Durrës një autostradë më katër korsi kërkojnë para dhe jo fjalë. Ndaj, deklaratën e drejtorit të ARRSH Evis Berberi se “Në buxhetin e vitit 2024 ne kemi parashikuar 2 miliardë lekë që do të investohen për 5 km e para të Tiranë-Durrës.”, do të kategorizojmë të pavërtetë.
Marrë nga Faktoje.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38
