Flash News

E-TJERA

Investim 2.2 mln euro në nënstacionin e Kasharit, Balluku: Në këtë nënstacion ne akomodojmë rreth 140 mijë banorë

Investim 2.2 mln euro në nënstacionin e Kasharit, Balluku: Në

Zhvillimi ekonomik i zonës industriale në të dy krahët e autostradës Tiranë – Durrës është shoqëruar në mënyrë të pashmangshme edhe me rritjen e vazhdueshme të kërkesës për furnizim me energji elektrike. OSHEE i është përgjigjur kësaj situate të re, me një investim të rëndësishëm në vlerën e 2.2 milionë eurove, për fuqizimin e Nënstacionit elektrik të Kasharit.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar punimet që po kryhen në këtë nënstacion.

Ministrja Balluku tha se është shumë e rëndësishme që ky investim jo vetëm t’ju përgjigjet kërkesave që kanë abonentët aktualisht, por të mbulojë nevojat duke ju përgjigjur zhvillimit të zonës në të ardhmen.

“Po punohet prej kohësh për të rehabilituar këtë nënstacion, i cili mban ngarkesën kryesore të gjithë pjesës industrial, në të dyja anët e autostradës Tiranë-Durrës, por sigurisht edhe pjesën e banorëve të zonës. Në këtë nënstacion ne akomodojmë rreth 140 mijë banorë. Investimi është mjaft i rëndësishëm, jo vetëm për të rritur cilësinë e shërbimit, që ne u ofrojmë abonentëve tanë, por edhe për t’u dhënë mbështetje të gjithë bizneseve, që janë të lidhur në këtë nënstacion. Për më tepër investim i ri do të sigurojë edhe kapacitete të reja për të ardhmen."

Edhe ky nënstacion është i lidhur me sistemin SCADA, i cili krijon mundësinë e komandimit në distancë si dhe bën të mundur ndërhyrjen në kohë për të riparuar çdo avari të mundshme.

 “Sistemin SCADA ne kemi filluar ta aplikojmë edhe në sistemin e ujësjellësave dhe kjo është shumë e rëndësishme pasi jep të njëjtin efekt, na tregon momentin e avarisë ku ndodhet, na jep mundësi që të ndërhyjmë menjëherë pa marrë kohë të gjatë dhe pa i lënë abonentët tanë jashtë shërbimit. Kështu që automatizimi i të gjitha rrjeteve, qofshin atyre elektrikë, qoftë ato të furnizimit me ujë është shumë i rëndësishëm për ne”, u shpreh Balluku.

 

Të fundit