Flash News

E-TJERA

Investimet për mbrojtjen/ Bien shpenzimet për forcat e luftimit, numri i FA-së përgjysmohet në 10 vite

Investimet për mbrojtjen/ Bien shpenzimet për forcat e luftimit, numri

Lufta në Ukrainë ka kthyer vëmendjen te niveli i sigurisë që kanë shtetet. Shpenzimet për mbrojtjen në Shqipëri kanë ardhur duke u rritur. Si vend anëtar i NATO-s, shpenzimet e mbrojtjes duhet të jenë sa 2% e PBB-së së vendit.

Për vitin 2022 shpenzimet llogariten në masën 32.6 miliardë lekë, rreth 1.93% e PBB-së.  Sipas kategorisë vihet re së ndër vite ka një rritje të shpenzimeve në drejtim të kategorisë Arsimi Ushtarak, Mbështetja për Ushtarakët dhe Emergjencat Civile.

Ndërkohë shpenzimet për kategorinë Forcat e Luftimit ka një rënie të dukshme përgjatë viteve. Vlen për t’u theksuar se personeli i Forcave të Armatosura ka ardhur në rënie që prej vitit 2010. Në harkun kohor 2010-2020 numri i FA-së është përgjysmuar, sipas të dhënave të “Open Dara Albania”.

Në Rajon, për vitin 2020, Shqipëria rezulton e treta sa i përket peshës së shpenzimeve të mbrojtjes si përqindje ndaj PBB-së, pas Serbisë dhe Malit të Zi.

 

Të fundit