Flash News

E-TJERA

Investimet strategjike, eksperti: Përfituesit klientelistë të qeverisë përfituan nga paratë publike

Investimet strategjike, eksperti: Përfituesit klientelistë të

Eksperti i ekonomisë Pano Soko komentoi  publikimin nga Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve lidhur me sektorët dhe kushtet që duhet të përmbushë një investim për të përfituar statusin strategjik.

I ftuar në MCN Economy, ai u shpreh se deri tani nuk janë parë investitorë të huaj dhe se deri tani ajo që kemi parë janë klientë të qeverisë që kanë përfituar nga paratë publike.

Ai tha se një nga ata që ka përfituar nga lehtësirat e investitorit strategjik ëhstë burri i Olta Xhackësqë ndërtoi një hotel.

"Kryesisht është bërë klientelizëm për tu përkthyer në përftime politike. Nuk u arrit asnjë nga ato që u deklaruan se u miratuan dhe sot pas 7 vjetësh ne gjejmë se s’ka ardhur asnjë investitor i huaj për të përfituar nga investitori strategjik.

I pari që flitet është Kushner, por dhe ai nuk ka sjellë ende asnjë projekt, ndërsa të tjerët janë të gjithë klientë të qeverisë dhe ata që janë bërë kanë përfituar nga paratë publike dhe lehtësirat fiskale.

Nëse ti bënë një gjurmë 250 metra katror, ajo është 5 mln euro, por a është strategjike ndërtimi i një hoteli të thjeshtë se aq mund të ndërtosh me 250 metra katror, një hotel?

Burri i Olta Xhaçkës ka qenë investitor strategjik për një hotel duke marrë këto përfitimet e investitorit strategjik. Pastaj diçka tjetër e gabuar është se këta u lëshuan të gjithë te turizmi dhe pse investimi strategjik nuk u bë vetëm për turizmin.

Ekonomia zhvillohet me investime, por a shërbyen ato ku ne kemi pasur nevojat më të mëdha për tu investuar, prandaj gjej që në fund të kësaj periudhe i vetmi sektor që mori zhvillime ishte sektori i turizmit dhe nga këto investime më shumë mori zhvillim interesi i tyre jo vetë sektori.

Ne patëm mundësinë të ndërtonim një strukturë që do drejtonte flukset monetare në degë të ekonomisë që kanë dhe impakt më të madh. Turizmi e merr vetë përfitimin, për shkak të ecurisë së sektorit, turizmi me strategjik apo pa strategjik përfitimet do i marrë.

Nëse do ishte shpërndarë në degët e ekonomisë ku kanë nevojë që degët nuk ecin dot vetë aty po do ishte arritur qëllimi, se turizmi e merr vetë përfitimin s’ka nevojë për lehtësira fiskale", tha ai. 

Të fundit