Flash News

E-TJERA

Investitor strategjik në Dhërmi, paraqitet në SPAK Gazment Paja

Investitor strategjik në Dhërmi, paraqitet në SPAK Gazment Paja

Aktori i humorit, Gazmend Paja, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme. Nuk dihet ende arsyeja se pse Paja është thirrur në SPAK.

Kujtojmë se aktori i njohur, në vitin 2022, fitoi statusin e investitorit strategjik për të ndërtuar një resort luksoz në Dhërmi, një bashkëpunim mes 2 kompanive me vlerë 13.8 milionë euro.

“Dhërmi Resort” parashikon ndërtimin e një hoteli me 5 yje në një sipërfaqe prej 25 mijë metra katrorë.

Paja është i njohur për lidhjet e ngushta me PS, e sidomos, me kryebashkakun e arrestuar Erion Veliaj.

Kulmi i angazhimit të tij me Partinë Socialiste ka qenë pas vitit 2019, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Madje, ditën kur u hap fushata elektorale e Partisë Socialiste, Paja u martua me Ira Seferin dhe menjëherë pas celebrimit, u nis menjëherë drejt fushatës dhe u shfaq krah Erion Veliajt.

Ai është këshilltar i PS në këshillin bashkiak të Tiranës dhe është shfaqur disa herë si bashkëpuntor në projektet e Bashkisë së Tiranës, në takimet e fushatës së Erion Veliajt apo në takimet private me Edi Ramën.

 

Të fundit