All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Investitor strategjik në Dhërmi, reagon Gazmend Paja: Shpifje, s’kam përfituar asnjë cm tokë nga shteti

All - Paragraf - 1

Investitor strategjik në Dhërmi, reagon Gazmend Paja: Shpifje,

Aktori Gazmend Paja ka reaguar pas lajmeve se është investitor strategjik në bregdetin e jugut dhe se kompania e tij ‘Ecotech Energy Services’ së bashku me kompaninë ‘Startek’ do të investojnë në Dhërmi 13.8 milionë euro për të ndërtuar një kompleks luksoz.

All - Paragraf - 3

Përmes një “Instastory”, ai thotë se nuk ka përfituar asnjë centimetër tokë nga shteti. Ai thekson se çdo procedurë është bërë konform ligjit, ndërsa shton kompantitë e Startek dhe Ecotech kanë nënshkruar një marrëveshje me një kompani të huaj, të specializuar në fushën e turizmit për të ndërtuar një resort turistik. Paja thotë se çdo procedurë është ndjekur në bazë të ligjit.

“Nuk kam perfituar asnje cm2 toke nga shteti. Ne vijim te shpifjeve te turpshme dhe te motivuara politikisht qe qarkullojne ne Media, deshiroj te sqaroj opinionin publik per sa vijon: Kompanite Startek dhe Ecotech kane nenshkruar nje marrveshje me nje kompani te huaj, te specializuar ne fushen e turizmit per ndertimin e nje resorti turistik. Per kete qellim, kemi vene ne dispozicion nje prone te cilen e kemi blere nga pronare te ligjshem si dhe asete financiare te garantuara nga Bankat.

Kemi aplikuar per investitor strategjik, si nje e drejte qe na jep ligji ne baze te vleres se investimit. Kushti Ligjor per marrjen e statusit te mësiperm ështe: dakortesia me gjithe pronaret e ligjshem te pronave ne kete zone, ku me nje pjese te pronarve jane nenshkruar marrveshjet perkatese, ndersa me pjesen tjeter jemi ende ne faze negocimi. Pergenjeshtrojme me force shpifjet ne qarkullim dhe theksoj se: qe nga fillimi i ketij procesi e deri me sot, nga ana jone, Nuk eshte perfituar asnje cm2 toke shteterore”, shkruan Paja.

Investitor strategjik në Dhërmi, reagon Gazmend Paja: Shpifje,

Të fundit