Flash News

E-TJERA

Investitori strategjik i Ramës u arrestua nga SPAK, Gjoka bënte 'kërdinë' në zgjedhjet e 14 majit

Investitori strategjik i Ramës u arrestua nga SPAK, Gjoka bënte

Biznesmeni Pëllumb Gjoka është arrestuar këtë të enjte gjatë një megaoperacioni të zhvilluar nga Policia e Shtetit.

Gjoka është zgjedhur nga kryeministri Rama si investitor strategjik dhe nga disa foto të arritura në redaksinë e Politiko.al, Gjoka ka qenë dhe një 'mashë' e përdorur nga kryetari aktual i bashkisë së Shkodrës Benet Beci për zgjedhjet e 14 majit për të siguruar votat.

Investitori strategjik i Ramës u arrestua nga SPAK, Gjoka bënte

Në foto shikohet makina e Gjokës e cila sipas burimit ka qëndruar në qendrën e votimit të Velipojës gjithë ditën duke intimiduar e shantazhuar votuesit.

Investitori strategjik i Ramës u arrestua nga SPAK, Gjoka bënte

Gjoka është denoncuar më herët edhe nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha si person që ka blerë vota në Shkodër dhe është shpërblyer nga qeveria duke i dhënë lejen e posaçme për ndërtimin e një resorti në Velipojë.

 

Të fundit