
Flash News
Gjirokastër/ Shfrytëzonin për pro*titucion një 26-vjeçare, arrestohen 2 tutorët
Abuzim në Doganën e Kapshticës, procedohen penalisht 6 zyrtarë
Aksident në Kërçovë-Gostivar, 3 të vdekur, 8 të plagosur
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Sherr në varrezat e Durrësit, plagosen babë e bir
Irakli Davella, viktimë e mafies greke? Grupi operonte mes Sarandës dhe Korfuzit
Emri i tij mund të kishte mbetur i panjohur nëse një ditë nuk do të lakohej në parlamentin grek si një nga eksponentët më të rrezikshëm të mafies shqiptare në Greqi.
Mafie e cila kishte mbetur e lidhur ngushtë me atë vendase, por ku vetëm disa ekzekutime në seri të ndodhura në Athinë, nxorrën në pah fuqinë dhe pushtetin e saj të vërtetë.
Ky këtu është Irakli Davella, një shqiptar pothuaj i panjohur dhe i panjollë deri në ditën e ekzekutimit të tij më datë 15 Dhjetor 2024, me një plumb në kokë në zonën e Thrakomakedones në kryeqytetin grek.
47 vjeçari nga Mesapotami i Finiqit që rininë e tij e kishte shkuar në Greqi, por ku emri i tij u bë i famshëm në vitin 2013, si një ndër personazhet e botës së krimit të përfshirë në një organizatë e cila merrej kryesisht me gjobëvënie, pastrim parash dhe vrasje.
Por kush ishte në të vërtetë Irakli Davella dhe si u përfshi ai në botën e krimit? Po personazhi tjetër që mbeti i plagosur? Kush është i mbijetuari i atentatit?
Dhe a ka lidhje kjo ngjarje me një sagë vrasjesh dhe hakmarrjesh të ndodhura në Shqipëri, sic është dhe atentati ndaj Roan Brahimit i njohur për lidhjen e fortë me të fortin e Niklës, Durim Bamin dhe armiqësinë me Ervis Martinaj, mbretin e kumarit të zhdukur pa gjurmë.
Por për t’u rikthyer të Irakli Davella. Çfarë përmbante dokumenti i paraqitur nga ‘Syriza’ në parlamentin grek, ku krahas emrave të tjerë të mafies shqiptare në Greqi, përfshihej edhe ai i Irakli Davellas.
Një personazh që fijet i tij i luante midis Athinës, Korfuzit dhe Sarandës, duke krijuar edhe një perandori pasurish të paluajtshme në këto vende.
Një skedë kriminale e pasur, të cilën do ta kishte zili çdo kontigjent i botës së nëntokës. Ashtu siç në të vërtetë ishte Irakli Davella deri në ditën e ekzekutimit të tij.
Grupi i cilësuar si ‘B’, të cilët pas zbulimit të dokumentit në parlamentin grek, u eleminuan me kalimin e viteve, ashtu sikurse ishte edhe fundi tragjik i vetë personazhit tonë, i reklamuar në dokumentet zyrtarë, të publikuar më herët edhe nga media greke.
Irakli Davella është një nga kontigjentët më të dalluar të krimit në Greqi. Në vitin 2013, ai ishte një ndër personazhet që u përmend në një dokument zyrtar, që u bë temë debati nga partia ‘Syriza’ në parlament.
Dokument ku bënin pjesë edhe shumë personazhë të tjerë të botës së krimit, të përfshirë në gjobëvënie, vrasje, pastrim parash etj. Të cilët u klasifikuan në grupin ‘B’, konkretisht mafiozët grekë Vasilis Grivas i vrarë në vitin 2017, Jorgos Litsas vrarë në vitin 2018 dhe Manolis Karaggianis vrarë po në këtë vit.
Po ndërsa fundi kishte trokitur për çdo kënd, në mënyrën më të egër të mundshme, duket se këtij fundi nuk do t’i shpëtonte dot as vetë Irakli Davella.
Që siç thamë bashkë me një tjetër shqiptar, të njohur si Evis Shyti, i arrestuar edhe ky për gjobvënie si dhe një rast shpërthimi me eksploziv në muajin mars në zonën e Pireas në Athinë, qëndronte i lakuar me rreth të kuq edhe emri i Irakli Davellës.
Personazhi kontrovers i krimit në Greqi që deri në këtë kohë kishte mundur t’i shpëtonte shumë mirë intrigave të hinterlandit ku bënte pjesë.
Një grup i mirëstrukturuar kriminal, ku bënte pjesë edhe shqiptari Davella, që mbante mbi supe shumë vepra të rënda penale. Po ku edhe sot është e vështirë për t’i gjetur këmbët Davellës se në cilat prej akuzave për vrasje apo deri grabitje, ishte i përfshirë ai vetë.
Të vërtetë të cilën ai mesa duket e mori me vete në botën e përtejme.
Kjo pasi edhe pse emri i tij u përfol gjatë si një nga elementët më të spikatur të organizatës kriminale ku aderonte, asnjëherë nuk u mor vesh aktiviteti i tij i vërtetë në punët e shoqatës.
Grupi ku përfshihej Irakli Davella rezulton i përfshirë në krijimin e një ‘organizate kriminale’, si dhe në ‘vrasje’, ‘tentativë vrasje dhe mashtrimi’, ‘gjobvënie’, ‘grabitje’, ‘pastrim parash’ etj. Por ajo që nuk dihet saktësisht është se në cilën nga këto vepra të grupit ka qenë i përfshirë 47-vjeçari shqiptar Irakli Davella i cili mbeti i vrarë në mesin e muajit dhjetor të vitit 2024 në Athinë.
Por siç thamë pavarësisht dosjes së pasur penale, Irakli Davella bënte një jetë pothuaj të pashqetësuar midis Greqisë dhe Shqipërisë, ku kishte ndërtuar edhe biznesin e tij.
Biznes i cili lidhej kryesisht me atë të shërbimeve.
Por që mesa duket këto biznese ishin vetëm amballazhi i aktiviteteve të vërteta me të cilat Irakli Davella merrej në të vërtetë.
Pasi fitimet në këto aktivitete të ligjshme në dukje biznesi nuk e mbulojnë aspak pasurinë e vënë prej tij. Irakli Davella rezulton të ketë marrë nënshtetësi greke në vitin 2009. Ai ishte pronar i një lokali në zonën e Peristerit në Athinë dhe gjatë verës jepte edhe automjete me qira në ishujt grekë.
Më herët në vitin 2006 ai del të ketë regjistruar me anë të një vendimi të Gjykatës së Sarandës, një biznes ‘Bar Kafe-Restorant’, që merrej me tregtimin e artikujve të ndryshëm ushqimor si dhe pije alkoolike me pakicë dhe shumicë’ në Delvinë. Biznes i cili rezulton ende edhe sot aktiv me qendër në Mesopotam, Bashkia Finiq.
Davella që po kështu në vitin 2020 rezulton të ketë regjistruar në emrin e tij një biznes në fshatin Xarrë të Bashkisë Konispol, me qëllim kultivimin e agrumeve. Biznes që tashmë është çregjistruar.
Por edhe pse në dukje një biznesmen kontrovers, sa i ligjshëm aq edhe i paligjshëm, ajo që karakterizon personazhin e Davellës, është Cv-ja e tij personale.
Që pavarësisht përfshirjes në krime të rënda, dhe reklamimit që iu bë në parlamentin grek si pjesë e një organizatë kriminale të përfshirë në akte të rënda kriminale, Davella për habi në 10 vitet e fundit të jetës së tij, deri në momentin kur u ekzekutua, del të jetë i pastër penalisht.
Edhe pse ka një mal mbi supe me precedentë kriminalë. Shpjegim të cilin duket se e jep ndoshta vetë lidhja e tij e fuqishme edhe me pushtetin në Greqi.
Ku thuhet se ai mbante kontakte të forta me njerëz me pozita të sigurta në vendin helen.
Ashtu siç duket të ketë qenë edhe Dosja Korfuzit.
Një dosje e shumë diskutuar në vitin 2011 në Greqi.
Irakli Davella, pavarësisht se ishte një eksponent i rrezikshëm i krimit në Greqi, çuditërisht rezulton me mbi një dekadë i pastër penalisht.
Edhe pse në vitin 2009 ai ishte një ndër të arrestuarit si pjesë e një grupi prej 10 personash.
Shumica e të cilëve ishin kryesisht pjesëtarë të krimit të organizuar grek, të akuzuar për ‘organizatë kriminale’, ‘gjobvënie’ etj.
Ndërkohë që në vitin 2011, ai del të jetë pjesë e një hetimi të nisur për një grup prej 17 personash të akuzuar nga policia e Korfuzit si pjesë e një ‘organizate kriminale’ e cila merrej kryesisht me ‘falsifikim’ dhe ‘lëshim çeqesh të këqija’.
Po çfarë ishte Dosja e Korfuzit ku bënte pjesë edhe Irakli Davella?
Kush ishin zyrtarët e përfshirë vendas dhe si kishte mundur shqiptari Davella, në atë kohë 34 vjeç të penetronte deri në sferat më të larta të politikës lokale dhe qendrore.
Deri edhe në ministra të cilët lidheshin me emrin e tij.
Ku në këtë dosje në qendër të hetimit del se i mbivendosur ishte edhe një shqiptar nga Saranda i dënuar pë trafik narkotikësh. Që më pas rezultoi të kishte lidhje me oficerë të policisë së Korfuzit, Kryetarin e Bashkisë së ishullit dhe vëllanë e një ish-ministre dhe deputetë grekë.
Por për t’iu kthyer edhe njëherë ekzekutimit të Irakli Davellës më 15 Dhjetor 2024, në qendër të Athinës, me interes po kështu është edhe profili i personit të plagosur në këtë ngjarje.
Personazh që më pas u identifikua si Edi Lulo.
Një emër edhe ky shumë i përfolur i krimit, që kishte zgjedhur që kohët e fundit të jetonte në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Streha e krimit për shumë kontigjentë.
Lulo një biznesmen nga Durrësi, por me origjinë nga Puka, që emrin e tij të vërtetë e ka Etmond Hysa.
Që mbeti i plagosur rëndë në atentatin ku mbeti i vrarë Irakli Davella.
Duke marrë një plumb në bark dhe në kokë.
Një personazh edhe ky jo dhe aq diskret i botës së krimit ku emri i tij lidhet me një grabitje të ndodhur në Athinë në vitin 2009.
Etmond Hysa rezulton të jetë pronar i shoqërisë tregtare me ortakëri dhe përgjegjësi të kufizuar ‘ED-LUI’ sh.p.k në Durrës. Shoqëri e krijuar në shtator të vitit 2020, me aktivitet në ‘punime elektrike, hidraulike dhe gipsi dhe kartonxhesi’.
Sikurse thamë dhe kërkimeve të kryera nga policia greke, Lulo kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer në Athinë, pas një periudhe të gjatë qëndrimi në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Gjë që mesa duket nuk ka kaluar jashtë vëmendjes së kundërshtarëve të tyre.
Të cilët nga sa kuptohet kanë ndjekur me përpikmëri çdo lëvizje të shënjestrave të tyre. Në këtë rast Irakli Davellas dhe Edi Lulos.
Duke synuar të vrasin me një gur dy zogj.
Edi Lulo rezulton të ketë mbërritur në Greqi vetëm pak ditë para se të binte në pritën e armatosur. Ai mendohet se ka mbërritur këtu nga Dubai. Dhe aktualisht ndodhet i plagosur rëndë në spital, me plagë në kokë dhe bark.
Po për t’iu kthyer edhe njëherë Cv-së të ashtëquajtur të pastër të shqiptarit Irakli Davella të ekzekutuar në atentatin e datës 15 Dhjetor 2024 në Athinë, ku mbeti i plagosur dhe miku i tij Edi Lulo, apo Etmond Hysa, grupi hetues në Greqi ruajti gjithmonë dyshimet e tij se Davella në vërtetë nuk ishte sjellë si një engjëll në 10 vitet e fundit të jetës së tij.
Por kishte vazhduar aktivitetin e tij në fushën e narkotikëve.
Gjë për të cilën ishte në survejim të vazhdueshëm.
Edhe pse kishte mundur fare mirë t’i fshihte këmbët në jorganin e organizatës kriminale ku bënte pjesë.
Edhe pse Irakli Davella prej 13 vitesh rezulton se ishte i pastër penalisht, për të kishte dyshime të forta se ishte i përfshirë në trafik narkotikësh, gjë për të cilën po hetohej. Kjo edhe për shkak të lidhjeve të fuqishme që ai kishte krijuar në biznes dhe politikë.
Do të ishin këto lidhje dhe miqtë që u eliminuan në vazhdim që duket se në fakt do të nxirrnin zbuluar edhe vetë Davellën.
Që mesa kuptohet kishte krijuar një mburojë të tillë e cila deri në eliminimin e miqve të tij, i kishte shërbyer për të qenë i paprekshëm, ose i padukshëm.
Një nga këto miq, që edhe ky do të ishte në listën e zezë të funeralit të kundërshtarëve të tij, ishte edhe Jorgo Mitsou (Jorgo Micu).
Biznesmeni grek që u ekzekutua në vitin 2022, që shihej shpesh të frekuentonte lokalin e Irakli Davellës në Athinë. Një lidhje miqësore që sipas policisë greke nuk ishte edhe aq e rastësishme midis të dyve. Ashtu si edhe eliminimet që pasuan më vonë, të dy miqve për kokë.
Kjo pasi sipas grupi hetues, Mitsou (Micu) ishte pjesë e grupit kriminal të Manolis Karaggianis (Manolis Karajanis), edhe ky i ekzekutuar në vitin 2018. Mesa duket nga e njëjta dorë që do të qëllonte edhe në vazhdim duke synuar të shpërbëjë organizatën që ishte kthyer në një rrezik.
Lidhja e Jorgo Mitsou (Micu) me Irakli Davellën në fakt nuk është se përbën ndonjë habi për grupin hetues. Ashtu si edhe ekzekutimet e tyre. Kjo pasi Mitsou (Micu) më parë ka qenë pjesë e grupit të mafiozit grek Manolis Karagiannis (Karajanis), i ekzekutuar në vitin 2018.
Do të ishin pikërisht këti vrasje që do të çonin grupin e hetuesve grekë edhe te lidhjet e Irakli Davellës me katër të vrarët e tjerë të asaj që tashmë njihej si ‘Greek Mafia’, apo ‘Mafia greke’.
Por që pjesë të aksit të saj kishte edhe shqiptarë të cilët kishin zënë një vend të rëndësishëm në hierarkinë e kësaj mafie.
Siç ishte Davella apo dikush tjetër që do të dalë në vazhdim.
Davella që sipas policisë greke ka qenë edhe anëtar i këshillave drejtues të Dhomave të Tregëtisë. Si dhe ka një kompani e cila merret me mbështetje teknike të aktiviteteve, përfshirë dhe ato elektorale të kandidatëve për deputetë. Lidhjet e Irakli Davellas rezultojnë të paktën me 4 pjestarë të vrarë të së ashtuquajturës ‘Greek Mafia’, konkretisht Manolis Karagiannis (Karajanis), Vasilis Grivas, Jorgos Litsas (Licas) dhe Jorgo Mitsou (Micu).
Por po kështu grupi hetues po heton dhe biznesmenin 46-vjecar Edi Lulo, që kishte pak vetëm pak ditë që kishte mbërritur në Greqi nga Dubai. Që mbeti i plagosur rëndë pas plagëve me armë zjarri që mori në atentatin ku humbi jetën shqiptari Irakli Davella. Por edhe pse Irakli Davella ishte një personazh kyç në punët e organizatës ku bënte pjesë, media greke ka dyshimet e veta se në fakt objektiv i atentatit ku ai mbeti i vrarë, nuk ishte ai vetë, por shqiptari Edi Lulo.
i cili rezulton i dënuar në Greqi dhe përdorte gjeneralitete të ndryshuara.
Lulo i cili del se ka qenë pjesëmarrës në grabitjen e një shume prej 400 mijë eurosh në zyrën e një avokati në Athinë.
Por dhe në një tjetër ngjarje të ngjashme. Dyshimet janë se objektiv i atentatit ishte Edi Lulo, 46-vjeç.
Që në fakt pas komunikimit me autoritetet shqiptare ka një tjetër identitet,
Lulo që rezulton i dënuar në Greqi për ngjarjen e vitit 2011, ku u mbajtën peng disa punonjës në Dhomën e Avokatëve të Athinës, ku nën kërcënimin e armëve u grabitën 405 000 euro.
Por që bashkë me këtë ngjarje ai u akuzua edhe për grabitje të tjera, si në rastin e një klinikë mjeksore në Pagrati të Athinës ku u grabitën pajisje me vlerë 110 000 euro.
Dy ngjarje këto për të cilat sipas të dhënave të drejtësisë greke, Edi Lulo, apo Edmond Hysa kishte kryer një dënim në Greqi. Dënim që pasi e shleu, ai la Greqinë për tu riatdhesuar në Shqipëri.
Duke qëndruar për një kohë të gjatë larg shtetit Helen. Aty ku u kthye me identitetin e ndryshuar Edi Lulo. Identitet me të cilin rezulton i regjistruar edhe në Shqipëri, ku është edhe pronar i një biznesi në Durrës. Lulo që zbriti në Athinë nga Dubai më datë 9 dhjetor, për të rënë në pritë të armatosur vetëm 6 ditë më pas, ndërsa po konsumonte një kafe me mikun e tij shqiptarin Irakli Davella.
Por Irakli Davella dhe Edi Lulo, apo Etmond Hysa, nuk ishin të vetëm atë ditë në kafe, kur u qëllua me breshëri zjarri kundrejt tyre.
Tashmë policia greke ka krijuar bindjen se në të njëjtën kafe të ulur me ta, ishin edhe dy persona të tjerë.
Njëri prej të cilëve u çua dhe u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Dhe që thuhet se mbeti i plagosur lehtë.
Por edhe pse emri i këtij personazhi ka mbetur mister, emisioni ‘Në Shënjestër’ ka arritur të zbulojë identitetin e tij.
Para se të binin në pritën e plumbave, Edi Lulo dhe Irakli Davella, janë parë duke pirë kafe bashkë me dy persona të tjerë. Njëri prej këtyre personave është çuar më herët nga tavolina.
Ndërsa ngjarja ka ndodhur gjatë momentit kur Irakli Davella, Edi Lulo dhe personi i tretë po shkonin për tek automjetet e tyre. Por sapo kanë nisur të shtënat, personi i tretë në vendngjarje është larguar dhe është ende dhe sot në kërkim nga policia për të dhënë dëshminë e tij.
Ky person, dyshohet të jetë i shumëkërkuari i SPAK, Hektor Xheçuka, krahu i armatosur i Ervis Martinaj dhe me lidhje të fortë me një tjetër personazh të krimit, Emiljano SHullazi.
Xheçuka, që dikur konsiderohet si një ‘peshë’ e lehtë në botën e krimit, duket se sot është shndërruar në një lojtar që ka marrë frerët e një bande të rrezikshme kriminale dhe dyshohet të jetë përfshirë edhe në trafikun e narkotikëve./ Në Shënjestër
Të fundit



Arrestohen 2 persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore në Dibër
19 Prill 2025, 10:21

Dom Gjergj Meta uron Festën e Pashkëve: Të kemi gëzim në jetët tona!
19 Prill 2025, 09:38
Abuzim në Doganën e Kapshticës, procedohen penalisht 6 zyrtarë
19 Prill 2025, 09:20
Aksident në Kërçovë-Gostivar, 3 të vdekur, 8 të plagosur
19 Prill 2025, 08:54
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot
19 Prill 2025, 08:40
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
19 Prill 2025, 08:21
Parashikimi i motit për sot, 19 prill 2025
19 Prill 2025, 08:07
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
19 Prill 2025, 07:54
Faktohet skema e krimit elektoral të PS-së me administratën e Fierit
18 Prill 2025, 22:57
Fevziu: Arrestimi i Veliajt i dha një ‘shok’ të majtës në prag fushate
18 Prill 2025, 22:42


Betimi i deputetëve në Kosovë i pasigurt edhe të shtunën
18 Prill 2025, 21:56
Zbulo cilat janë shenjat më agresive të horoskopit kush s’e mban dot nervin?
18 Prill 2025, 21:32
Berisha: Rakip Veliaj ka ngritur të njëjtën skemë si 5D
18 Prill 2025, 21:12
Paguan 1000 euro për vizë pune në Kanada, agjencia e mashtron! Pronari zhduket
18 Prill 2025, 21:08
Ministri i Jashtëm iranian kërkon mbështetjen e Rusisë në bisedimet bërthamore
18 Prill 2025, 20:42







Fjalimi që synon pasaportën europiane, por jo ujin e pijshëm
18 Prill 2025, 18:58
33-vjeçari shqiptar humb jetën në paraburgimin grek
18 Prill 2025, 18:33
Fushata/ Fevziu veçon programin e PD: Rama e Berisha në politikë edhe pas 11 majit
18 Prill 2025, 18:24
Zelensky akuzon të dërguarin amerikan Witkoff për përhapjen e narrativave ruse
18 Prill 2025, 18:08

Drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit takon Altin Dumanin, fokus krimet zgjedhore
18 Prill 2025, 17:30

Sherr në varrezat e Durrësit, plagosen babë e bir
18 Prill 2025, 16:58
A mund të ketë ngërç politik nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda prillit?
18 Prill 2025, 16:52
Sulmet izraelite vrasin të paktën 17 persona në Gazë
18 Prill 2025, 16:29
Aksidentohet për vdekje një grua në Tapizë, pranga shoferit 33-vjeçar
18 Prill 2025, 16:26


BE: Është thelbësore për Kosovën ta formojë shpejt Qeverinë e re
18 Prill 2025, 15:53
Përdh*nuan anglezen, dënohen me 18 vite burg dy shqiptarë
18 Prill 2025, 15:44
Atentati në Tiranë, gruaja e Roan Brahimit thyen heshtjen: S'kam konflikte me askënd
18 Prill 2025, 15:31
Si të përgatitni lëkurën për një nxirje perfekte këtë verë?
18 Prill 2025, 15:16
Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë për rrëmbimin e Jan Prengës
18 Prill 2025, 14:59

Abuzimi me fondet “SASPAC”/ GJKKO shtyn seancën ndaj Ilir Beqajt
18 Prill 2025, 14:38
Meloni në Uashington, Trump: Do kemi marrëveshje me BE-në
18 Prill 2025, 14:22

Zvarritja e procesit, shtyhet sërish seanca për dosjen “Partizani”
18 Prill 2025, 14:02

Shitësja i dhuron buf, Berisha: Simboli i mençurisë, e çmendi Edi Ramën
18 Prill 2025, 13:32
Kush është Çyryk? Paloka publikon foton e kartelës klinike të kryeministrit Edi Rama
18 Prill 2025, 13:22
Investigim i Piranjave/ Kemi konsumuar qumësht me aflatoksinë
18 Prill 2025, 13:06
Letër votuesit për herë të parë!
18 Prill 2025, 12:56


Berisha: Një gjyqtar urdhëroi që SKAP-i të hetojë Ramën për vilën në Surrel
18 Prill 2025, 12:20

Berisha: Krujës i kanë hequr institucionet, e kanë lënë pa ujë dhe pa rrugë
18 Prill 2025, 12:03



Sulmuan agjentët e BKH, gjykata e Fierit lë në burg nipërit e Agron Kapllanajt
18 Prill 2025, 11:22
“Shqipëria s’e mbajti dot”, Lara Colturi zgjedh Italinë për karrierën
18 Prill 2025, 11:10
Rubio: Do të tërhiqemi nga marrëveshja e paqes Rusi-Ukrainë nëse s’ka përparim
18 Prill 2025, 10:58


Pas horizontit jeta vazhdon! E Premtja e Zezë dhe Pashkët
18 Prill 2025, 10:31
Foto/ Ky është Arenc Stafa, 34-vjeçari që u plagos gjatë atentatit në Tiranë
18 Prill 2025, 10:17
VIDEO/ Vota e diasporës, shqiptari i tregon gishtin e mesit PS-së
18 Prill 2025, 10:10
Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, zbaton masën “detyrim paraqitje”
18 Prill 2025, 09:58




Parti politike “fantazmë”, dështon auditimi për shumicën, nuk kanë adresa të sakta
18 Prill 2025, 09:08
Këmbimi valutor, 18 prill 2025
18 Prill 2025, 08:58
Gjermania ka nevojë për forca pune në ndërtim
18 Prill 2025, 08:55

Bashkitë rrisin peshën e shpenzimeve për personelin, i ulin për investimet
18 Prill 2025, 08:33
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
18 Prill 2025, 08:23
Temperaturat arrijnë deri në 24 gradë, parashikimi i motit
18 Prill 2025, 08:08
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
18 Prill 2025, 07:52

Atentati në Tiranë, reagon policia: 4 të plagosur te Trauma, dy prej tyre të mitur
17 Prill 2025, 22:34
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagosen 4 persona
17 Prill 2025, 22:16

Inceneratori i Tiranës, Lala: Zyrtarët u dënuan sikur vodhën një pulë
17 Prill 2025, 21:50
Zodiaku i pasurisë: Kush e ka paranë magnet?
17 Prill 2025, 21:47





Atentat në Pllanë të Lezhës, vritet babai i Roan Brahimit
17 Prill 2025, 20:29

Mbërrijnë në Shqipëri 600 fletët e para të votimit nga diaspora
17 Prill 2025, 19:52
Berisha nga Berati: Premtimin e ishullit të Osumit e mori lumi, Ramës i ngeli turpi
17 Prill 2025, 19:49