Flash News

E-TJERA

Irani kërkon që ndeshjet e Kombëtares në Botërorin 2026 të zhvillohen vetëm në Meksikë

Irani kërkon që ndeshjet e Kombëtares në Botërorin 2026

Federata iraniane dhe autoritetet sportive të vendit pritet t’i propozojnë FIFA-s që ndeshjet e kombëtares iraniane në Kupën e Botës 2026 të mos zhvillohen në Shtetet e Bashkuara, por vetëm në Meksikë, për shkak të tensioneve të vazhdueshme në Lindjen e Mesme.

Sipas kalendarit aktual, Irani duhet të luajë tri ndeshje në tokën amerikane: dy në Los Angeles dhe një në Seattle, kundër Belgjikës, Egjiptit dhe Zelandës së Re. Qendra stërvitore e ekipit është planifikuar të jetë në Tucson, Arizona.

Ministri iranian i Sportit, Ahmad Donyamali, deklaroi për agjencinë shtetërore IRNA se kjo çështje do të diskutohet me FIFA-n në javët e ardhshme:

“Shpresoj që të krijohen kushtet që djemtë tanë të marrin pjesë normalisht në Kupën e Botës. Është e rëndësishme që të shqyrtohen me kujdes të gjitha aspektet sportive, në mënyrë që pjesëmarrja jonë të mbetet e mundur.”

Megjithatë, një ndryshim i tillë në program mund të jetë i vështirë për t’u realizuar, pasi do të ndikonte në kalendarin e ndeshjeve, udhëtimet e skuadrave dhe organizimin e përgjithshëm të turneut.

Tensionet rajonale janë shtuar që nga sulmet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, ndërsa Tehrani ka reaguar me kundërsulme. Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se “nuk është e përshtatshme” që Irani të luajë në SHBA për arsye sigurie, por autoritetet iraniane kanë kundërshtuar, duke theksuar se vendimet për pjesëmarrjen merren vetëm nga FIFA.

 

Të fundit