Flash News

E-TJERA

“Iranianët e parë janë patronazhistët”, Lela: Rama s’ka asnjë interes për sigurinë e vendit

“Iranianët e parë janë patronazhistët”, Lela:

Analisti Alfred Lela ka komentuar sulmet kibernetike ndaj faqeve të qeverisë shqiptare.

I ftuar në Syri Tv, Lela deklaroi se kryeministri Edi Rama s’ka asnjë interes për sigurinë e vendit dhe se e sheh Shqipërinë si një territor ku mund të bëjë gallatë.

Sa i përket sulmeve kibernetike, Lela u shpreh se Rama është përgjegjës për patronazhistët, të cilët nxorën të dhënat e shqiptarëve.

"Rama nuk e njeh aksin serioz të sigurisë së një shteti. S'ka asnjë interes për sigurinë e shtetit. E sheh si një territor ku mund të bëjë gallatë.

Rama e ka çuar në një kulm të panjohur, jemi një vend i pasigurt. 87 për qind e qytetarëve sipas IDM ndihen të pasigurt nga kriminaliteti.

Iranianët e parë janë patronazhistët, që na nxorën të dhënat. Për patronazhistët është përgjegjës Edi Rama."-tha Lela.

Të fundit