Flash News

E-TJERA

Iris Luarasi: Sot në Shqipëri ka vajza që prostituojnë për një çantë

Iris Luarasi: Sot në Shqipëri ka vajza që prostituojnë

Drejtuesja e qendrës “Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza”, Iris Luarasi thotë se në ditët e sotme në vendin tonë ka vajza që prostituojnë për një çantë.

E ftuar në emisionin Bardh a Zi në ABC, Luarasi thotë se të gjithë sot janë dëshmitarë të prostitucionit që ushtrohet në të gjithë vendin me studente dhe vajza të reja në mosha.

“Të gjithë jemi dëshmitarë që ndodh prostitucion në të gjithë Shqipërinë, me studente dhe goca të shkollës së mesme. Në fshatra, në qytete. Është shumë e trishtë kur shikon vajza të reja që prostituojnë për një çantë ndërsa theksoi se kjo shkon deri në nivele eskortash.

Është shumë e keqe kur shikon vajza të reja kur prostituojnë për një çantë. Ka edhe nivele eskortash.  Prostitucioni krijon dy viktima në të njëjtën kohë. Është çështje e primitivizmit të burrave, Kjo është ajo që them që më mirë legalizoje dhe ai shkon në shtëpi publike”, u shpreh Luarasi.

 

 

 

 

Të fundit