Flash News

E-TJERA

Ironia e Bushatit: Këto zgjedhje kuptohen vetëm nga posterat e PS

Ironia e Bushatit: Këto zgjedhje kuptohen vetëm nga posterat e PS

Analisti Andi Bushati ka ironizuar situatën politike në vend duke publikuar vetëm foton e një posteri të Partisë Socialiste për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në një postim në Facebook, Bushati poston foton nga një poster i PS në “billborde”, ku duket kryeministri Edi Rama me sloganin “Vetëm përpara”.

Ndërkohë që në të njëjtin poster janë dhe kreu i PD, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta “vetëm mbrapa”.

Edhe pse janë zgjedhje për pushtetin vendor, kryeministri Edi Rama ka vendosur ta përqendroje fushatën tek imazhi i tij dhe jo tek kandidatët specifik.

Sipas Bushatit, përmes këtij posteri kupton më së miri këto zgjedhje pasi aty shfaqen të tjerë kundërshtarë dhe të tjerë janë në letrat e KQZ.

Të tjerë kundërshtarë në poster, tjetër në letrat e KQZ. Kaq mjafton për të kuptuar këto zgjedhje”, shkruan Bushati.

Ironia e Bushatit: Këto zgjedhje kuptohen vetëm nga posterat e PS

Kjo tregon se Rama nuk i ka shmangur dot edhe në posterat e PS rivalët e këtyre zgjedhjeve, ndonëse ‘de jure’ opozitë njeh Enkelejd Alibeajn.

 

 

 

 

 

Të fundit