Flash News

E-TJERA

Ironia e Bushatit: Yuri Kim është bërë si Kim Kardashian i Rilindjes

Ironia e Bushatit: Yuri Kim është bërë si Kim Kardashian i

Analisti Andi Bushati e cilëson të pavend, ndërhyrjen e ambasadores amerikane Yuri Kim në çdo çështje të lidhur me qeverinë.

I ftuar në studion e “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, Bushati u shpreh se ambasadorja gjendet kudo, madje ka arritur në kufijtë e ironisë duke e krahasuar atë me Kim Kardashian, por që n rastin e ambasadores e ka qu7ajtur ‘Kardashian i Rilindjes’.

"Yuri Kim është bërë si Kim Kardashian i Rilindjes. Na del para syve gjithë kohën, na del te specat, te domatet. Të merremi me gjëra serioze më mirë. Amerikanët thonë po luftojmë korrupsionin në Shqipëri. Mendoni se lufta kundër korrupsionit bëhet duke dënuar një njeri që ka tetë vjet që ka ikur, apo ata që kanë futur lopatën dhe po vjedhin me çizme, thasë dhe lopatë? Mua më duket si amnistim i korrupsionit. Luftë për ti hapur rrugë këtyre që po na vjedhin çdo ditë", tha Bushati. 

Të fundit