Flash News

E-TJERA

Ironia e Dom Gjergj Metës: Mbesa ime 6-vjeçare ka dy heronj, njëri është te SPAK, tjetri te BKH

Ironia e Dom Gjergj Metës: Mbesa ime 6-vjeçare ka dy heronj,

Ipeshkëvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta ka treguar me ironi se cilët janë dy heronjtë e mbesës së tij 6-vjeçare.

Në një postim në Facebook, Dom Gjergj Meta shkruan se njëri është te SPAK dhe tjetri te BKH, përgjigje që e e ka habitur ipeshkvin, duke iu referuar deklaratës së një ditë më parë nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim teksa ka vlerësuar punën e bërë nga SPAK dhe BKH, duke thënë se ata janë kthyer në heronjtë e fëmijëve dhe tmerri i kriminelëve.

Postimi i plotë:

E pyeta mbesën time gjashtë vjeçare se cili është heroi i saj.

- Janë dy  o xhaxh - më tha

- Kush janë zemra xhaxhit? - i thashë unë, duke menduar se ishte babi i saj dhe unë.

- Njëri te SPAKU dhe tjetri te BKH o xhaxh - ma ktheu ajo krenare.

No comment nga ana ime!

Të fundit