Flash News

E-TJERA

Ironia e gazetarit: Ende pa dalë rezultati në Tiranë, 500 policë bashkiakë vendosin gjoba fap e fap!

Ironia e gazetarit: Ende pa dalë rezultati në Tiranë, 500

Pas dy muajsh ‘agjërimi’, me në fund u kthyen në detyre si ‘bletët punëtore’, kështu është shprehur gazetari Artan Hoxha teksa ka ironizuar policët e bashkisë së Tiranës.

Gazetari Artan Hoxha me një status në rrjetet sociale shkruan se policët më të etur se kurrë, vendosin gjobat fap e fap e fap.

“Bëni më të mirën që të na plasni buzën dhe shpirtin për katër vitet në vazhdim… Tashmë ia keni marrë dorën, e dini që mallkimet e këtij populli nuk u zënë….”, shkruan ndër të tjerash Hoxha.

Reagimi i gazetarit Artan Hoxha:

15 maj 2023….mëngjes herët… Nuk zhgënjejnë kurrë. Ashtu si ju kisha paralajmëruar…

Ende pa dale rezultati i zgjedhjeve për bashkinë e kryeqytetit, 500 policët bashkiake, pas dy muajsh ‘agjërimi’, me në fund u kthyen në detyre si ‘bletët punëtore’…

Dhe çfarë të kthyeri?! Më të etur se kurrë, me ato gjobat fap e fap e fap….

Me ato blloqet ‘bukuroshe’ te gjobave ngjyre mavi, të cilët i ka zënë myku sepse nuk i kanë hapur prej muajit mars….

Shyqyr që u kthyet në detyrë, se na kishte djegur malli. Pa ju qyteti dukej si jetim, si i shkrete…Tani e dini vete detyrën. Jini vetvetja.

Bëni më të mirën që të na plasni buzën dhe shpirtin për katër vitet në vazhdim… Tashmë ia keni marrë dorën, e dini që mallkimet e këtij populli nuk u zënë….”

Të fundit