Flash News

E-TJERA

Ironia e Namik Dokles: Politikani dhe bigbradhërsi. Një herë me Berishën, një herë me Ilirin

Ironia e Namik Dokles: Politikani dhe bigbradhërsi. Një herë me

Ish-deputeti Namik Dokle ka ironizuar situatën politike në vend me lojën brenda spektalit të njohur “Big Brother”. “Aleancat” dhe prishjen e raporteve brenda kësaj loje, ai i krahëson me zhvillimet politike.

Dokle shton se nga loja në “Big Brother” nuk vuan askush, ndërsa nga ajo e politikanëve dëmtohen të gjithë. Ai “krahëson” përplasjet mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës me ato brenda lojës mes konkurrentëve si Donaldi dhe Iliri.

“Një politikan i ditës takoi njërin nga “bigbradhërsat” që sapo kishte dalë nga loja, pa arritur dot në finale...

-Po ç’bëhet në atë “shtëpinë” tuaj?- u gërrduf politikani,- Një herë me Ilirin, pastaj kundër Ilirit; një herë me Donaldin, pastaj kundër!

Bigbradhërsi qeshi dhe pastaj ia ngjeshi:

-Euuu, kush po na flet!!! A nuk jeni ju politikanët një herë me Ilirin, pastaj kundër Ilirit, një herë me Berishën pastaj kundër tij, një herë me Lulin, pastaj kundër Lulit, një herë me Edin, pastaj kundër...?! Nga “loja ” jonë nuk vuan askush, nga e juaja të gjithë!”-shkruan Dokle në rrjetet sociale.

Të fundit