Flash News

E-TJERA

Ironizon gazetari: Tri lajme të mira për Portin e ri në Porto Romano

Ironizon gazetari: Tri lajme të mira për Portin e ri në Porto

Gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar premtimet e kryeministrit Edi Rama për portin e ri në Porto Romano dhe në atë të Durrësit.

Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan se për këtë projekt të shumëpërfolur tashmë ka tri lajme të mira.

Statusi:

Tri lajme të mira
Porti i ri në Porto Romano do të kushtojë vetëm 427 milionë euro.
Lajmi i parë i mirë është se asnjë kokërr leku nuk do të paguajnë shqiptarët pasi të gjitha kokërr më kokërr do t’i paguajë buxheti i shtetit.
Lajmi i dytë shumë i mirë: Porti aktual i Durrësit ofrohet falas!
Lajmi i tretë po shumë i mirë është se qytetarët përsëri do vazhdojnë të ngrohen në diell… falas!

 

Të fundit