Flash News

E-TJERA

Ish-ambasador i Shqipërisë në SHBA: Trump qeverisi keq, patriotizmi ka qenë streha e fundit e cdo maskarai

Ish-ambasador i Shqipërisë në SHBA: Trump qeverisi keq,

Ish-ambasador i Shqipërisë në SHBA, Fatos Tarifa ka komentuar ndryshimet politike në SHBA, me inaugurimin sot të Joe Biden si presidenti i ri i SHBA.

I ftuar në emisionin “Real Story” ish-diplomati tha se Donald Trump qeverisi keq në këto katër vite në krye të Amerikës, pasi sipas tij foli më shumë për patriotizmin, teksa shtoi se patriotizmi ka qenë streha e fundit e çdo maskarai.

Nuk janë 75 milionë njerëz që votojnë Trump, por votojnë partinë. Janë votues republikanë. Idetë e Trumpit, praktika trampiste, modeli që solli në qeverisje, do të mbeten. Ka ende trampistë në Senat, Dhomat Përfaqësuese. Nëse do të marrë përpjekjen për të krijuar një parti, edhe kjo do të ndodhë, por kjo do të jetë një dëm i madh për republikanët.

Nuk mendoj se Trump arriti të formulojë një doktrinë dhe nuk mendoj se ishte një president më patriot se të tjerët. Çdo president ka qenë patriot, por Trump foli më shumë për patriotizmin. Por ama e dimë që patriotizmi ka qenë streha e fundit e cdo maskarai. Trump qeverisi keq, brenda në Amerikë dhe në marrëdhëniet e Amerikës me botën”, tha Tarifa.

 

 

Të fundit