Flash News

E-TJERA

Ish-ambasadori Arvizu: Pushtimi i Ukrainës u planifikua që në 2014, kërcënimi bërthamor të merret seriozisht

Ish-ambasadori Arvizu: Pushtimi i Ukrainës u planifikua që në

Ish-ambasdori amerikane në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, ka komentuar ngjarjet e fundit në Ukrainë, pasi Rusia nisi ofensivën pushtues më 24 shkurt.

Në një intervistë për Euroneës Albania, Arvizu shprehet se Vladimir Putin e kishte planifikuar pushtimin e Ukrainës që në vitin 2014, vit kur aneksio rajonin e Krimesë.

“Shumë njerëz asokohe paralajmëruan për rrezikun, por ishte në natyrën e njeriut të mendonte se gjërat do të mbaronin me kaq. Por jo, ky ishte vetëm fillimi. Putin ishte i vendosur për ta bërë këtë”, u shpreh ish-ambasadori.

Ish-ambasadori thotë se pasojat e situatës mund të jenë serioze për të dyja palët, teksa shtoi se koalicioni antiPutin ëhstë më i fortë.

“Ne po e shohim këtë, po shohim sulme me artileri dhe me raketa ndaj objektivave civilë, prandaj situata do të bëhet më keq. Ky është problemi i madh. Por lajmi i mirë, nëse do ta quajmë kështu, është se koalicioni anti-Putin është shumë më i fortë. NATO është më i bashkuar se kurrë”, tha ai.

Sa i përket kërcënimit me butonin bërthamor nga ana e Rusisë, Arvizu kërkoi që të merrej seriozisht.

“Kush e kishte parashikuar që në 2022-shin do të kishte një luftë të nisur nga Rusia in Evropën lindore? Askush nuk mund ta kishte parashikuar. Ndaj duhet të marrim çdo kërcënim seriozisht dhe kjo është arsyeja përse kjo është një çështje delikate për NATO-n, BE-në, SHBA dhe pjesën tjetër të botës”, tha Arvizu.

Të fundit