Flash News

E-TJERA

Ish-ambasadori i Kosovës në SHBA kritika Ramës: Shfajëson Beogradin, ‘Open Balkan’ faktorizon Serbinë

Ish-ambasadori i Kosovës në SHBA kritika Ramës: Shfajëson

Ish-ambasadori i Kosovës në SHBA, Avni Spahiu, vlerësoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama në OKB për ish-krerët e UÇK-së, teksa nuk i kurseu kritikat ndaj tij.

Në një intervistë për A2 CNN, Spahiu tha se Rama përdor një retorikë që shfajëson Beogradin. Spahiu u shpreh se dukshëm e gjitha bëhet në kuadër të “Ballkanit të Hapur”, nismë e cila sipas ish-ambasadorit i jep mundësi faktorizimi Seribisë.

“Kemi aspektin tjetër të qëndrimit të Edi Ramës ndaj politikës serbe, që në shumë situata është tepër e butë dhe në disa raste, shfajësues ndaj Beogradit. Ne e kuptojmë se kjo bëhet ndaj politikës në kuadër të Ballkanit të Hapur, e cila është diçka që pala kosovare me të drejtë po e refuzon, pasi i jep mundësi faktorizimit të Serbisë në rajon”, tha Spahiu.

Ish-ambasadori foli edhe për mundësitë e një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve mes palëve.

“Qarqet diplomatike dhe politike në ShBA dhe Evropë mendojnë se kjo mund të arrihet vitin e ardhshëm”, u shpreh ai.

Të fundit