Flash News

E-TJERA

Ish-ambasadori: Nëse Rama nuk nxjerr mësime nga Maduro, do të ketë fat të ngjashëm me të

Ish-ambasadori: Nëse Rama nuk nxjerr mësime nga Maduro, do të

Ish-ambasadori Spartak Topollaj ka komentuar aksionin amerikan në Venezuelë që çoi në arrestimin e presidentit Nicolas Maduro, duke e krahasuar me situatën politike në Shqipëri.

I ftuar në studion e News24, Topollaj theksoi se Shtetet e Bashkuara janë të vetëdijshme se Shqipëria nuk bën pjesë në të njëjtën kategori vendesh si Venezuela apo Kolumbia, por paralajmëroi se shenjat e krijimit të një identiteti politik, social dhe ekonomik të ngjashëm me këto vende janë shqetësuese, sidomos për një shtet të NATO-s.

“SHBA janë shumë vigjilente dhe kur kanë vërejtje, i shprehin hapur. Kjo është parë edhe në urimet zyrtare për Pavarësinë dhe Vitin e Ri, ku për herë të pazakontë është uruar vetëm populli shqiptar dhe jo drejtuesit institucionalë”, u shpreh Topollaj, duke nënvizuar se kjo ka një domethënie të qartë politike. Ai shtoi se reagimi i publikut ndaj qeverisë aktuale ka qenë nën pritshmëri.

Duke folur për të ardhmen politike të kryeministrit, Topollaj paralajmëroi se nëse Rama nuk nxjerr mësime nga rasti Maduro, nuk do të ketë të njëjtin fat ekzakt, por një fund të ngjashëm politik.

Sipas tij, ndërkombëtarët mund t’i kërkojnë dorëheqjen për shkak të korrupsionit dhe “vjedhjeve të paimagjinueshme”.

Të fundit