Flash News

E-TJERA

Ish-ambasadori Nesho: Britanikët ndjejnë përbuzje për qeverinë shqiptare

Ish-ambasadori Nesho: Britanikët ndjejnë përbuzje për

Ish-ambasadori Agim Nesho ka komentuar gjuhën e zyrtarëve britanikë ndaj emigrantëve shqiptarë dhe reagimin e qeverisë shqiptare ndaj deklaratave të Londrës.

I ftuar në studion e Euronews Albania, Nesho u shpreh se britanikët po e përdorin çështjen e emigracioni si një ‘kalë beteje’ në prag të zgjedhjeve.

Sipas tij, edhe reagimet e qeverisë shqiptare ndaj deklaratave të tyre kanë nxitur përbuzje.

“Ka arritur një shkallë e tillë e vlerësimit të ecurisë së gjërave në Shqipëri sa edhe ata ndiejnë një lloj përbuzjeje për atë që e ka krijuar këtë situatë mes dy vendeve. Britani është përpara një fushate elektorale dhe çështja e emigrantëve është kali i betejës për konservatorët. Shqipëria jo vetëm nuk bën punët e saj dhe ka krijuar një tension brenda vendi duke nxitur shpopullimin, por shqetëson edhe aleatët tanë me të cilët duhet të bashkëpunojmë në këtë situatë gjeopolitike në botë”, tha Nesho.

 

Të fundit