Flash News

E-TJERA

Ish-ambasadori shqiptar: Rusia nuk e ka me Ukrainën, por me SHBA dhe NATO-n

Ish-ambasadori shqiptar: Rusia nuk e ka me Ukrainën, por me SHBA dhe NATO-n

Ish-mbasadori shqiptar në Rusi Shaqir Vukaj ka komentuar tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës.

I ftuar në Ora News, Vukaj u shpreh se në të vërtetë konfliktin Rusia nuk e ka me Ukrainën, por me SHBA-në dhe NATO-n. Sipas Vukajt, Rusia ka tre kërkesa për NATO-n dhe SHBA-në të lidhura me Ukrainën.

“Rusia nuk e ka me Ukrainën, por me SHBA dhe NATO-n. Rusia ka tre kërkesa,  të mos pranohen shtet kufitare në NATO pra Ukraina dhe Gjeorgjia, kërkojnë të kthehen te marrëveshja e 1997 Rusi-NATO si dhe  të mos vendosen armë të rënda në kufi me Rusinë”, tha Vukaj.

Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës vijojnë prej kohësh. SHBA ka njoftuar se Rusia ka tashmë të gjitha mjetet për të sulmuar Ukrainën. Kremlini nga ana tjetër ka mohuar akuzat duke deklaruar se e gjitha është përpjekje e SHBA-ve pë të nxitur më shumë tension.

Të fundit