Flash News

E-TJERA

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese: Prekja e mandatit të Sonila Bejtja në GjK, antikushtetuese

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese: Prekja e mandatit të Sonila

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi foli mbi mandatin e gjyqtares Sonila Bejtja si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Nëpërmjet një sqarimi juridik, Muçi tha në Syri tv se prekja e mandatit të Bejtjes si anëtare e Gjykatës Kushtetuese është antikushtetues.

‘Terreni u përgatit që në momentin kur zonja Zaçe nga tetori-nëntori i dërgoi një letër Venecias për mbarimin e mandateve. Përveç se i bën pyetje se kur mbaron mandati i vetë, kur mbaron mandati i saj në fillim të vitit 2025 apo në fund, bën dhe lidhjen me mandatin e zonjës Bejtja, ndërkohë që nuk ka asnjë arsye, për çfarë arsye të shprehet Gjykata Kushtetuese. Gjykata e Lartë kur u shpreh për mandatin e zonjës Zaçe, prek në disa paragrafe dhe mandatin e zonjës Bejtja në mënyrë antikushtetuese.

Vetëm nëse ke rast konkret do të bësh zbatimin e dispozitës kushtetuese por jo interpretim abstrakt dhe e bën këtë cekje të mandatit dhe thotë që edhe mandati i 2016-tës duhet të interpretohet si mandati i 2017-tës. Dhe Presidenti i Republikës merr këtë topin e dhënë nga zonja Zaçe, e përpunuar nga Gjykata Kushtetuese, e përpunuar nga Presidenti dhe ia kthen sërish Gjykatës Kushtetuese. Kushtetuta është e qartë fare, mandati i vitit 2017-tës përfundon në 2015 dhe mandati i 2020-tës mbaron në 2028, nuk prek mandatet e tjera, ato janë të plota’, u shpreh Muçi.

Të fundit