Flash News

E-TJERA

Ish-anëtarja e Kongresit Amerikan: Sekretari i ri i shtetit do ta kthejë vendimin për ‘non gratën’ e Berishës

Ish-anëtarja e Kongresit Amerikan: Sekretari i ri i shtetit do ta

Ish-anëtarja e Kongresit Amerikan, Vicky Hartzler komentoi shpalljen non-grata të kryedemokratit, Sali Berisha nga sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken.

Në një intervistë në Fax News, ajo u shpreh e shqetësuar lidhur me këtë fakt sepse beson se nuk ekzistojnë prova të tilla që të bindnin Sekratarin Blinken për t’i dhënë Berishës këtë status.

Ajo shton se me administratën e re, ky status të hiqet ndaj Berishës.

Kam dëgjuar më shumë rreth kësaj çështje teksa kam qenë në Shqipëri. Jam shumë e shqetësuar për këtë, sepse duket sikur nuk ka prova për t’i dhënë një status të tillë.

Prandaj nuk është e drejtë. Shpresoj që me administratën e re të kemi një Sekretar Shteti të ri dhe kjo gjë të përmbyset”, tha Hartzler.

E pyetur se cilës Amerikë duhet t’i besojnë shqiptarët, Hartzler iu përgjigj:

Ju duhet ta dini që ne e mbështesim demokracinë dhe Amerika e ka mbështetur demokracinë”.

Gjithashtu, ajo dha opinionin e saj rreth faktit që Antony Blinken nuk shkoi në Parlamentin e Shqipërisë e as nuk takoi asnjë opozitar.

Jam e zhgënjyer që ai e bëri këtë gjë, sepse mendoj se të gjithë zërat në Shqipëri duhet të dëgjohen”, tha ajo.

Të fundit