Flash News

E-TJERA

Ish-deputeti del nga SPAK: Nuk ka lidhje me mua, por me hetimin pasuror të dikujt tjetër

Ish-deputeti del nga SPAK: Nuk ka lidhje me mua, por me hetimin pasuror të

Ish-deputeti i PDIU, Dashamir Tahiri ka dalë nga Prokuroria e Posaçme.

Për mediat, Tahiri tregoi se në SPAK ishte thirrur për një çështje që nuk lidhet me ish-deputetin.

Sipas tij, kishte të bënte me hetimin pasuror për dikë që është pjesë e drejtësisë së re dhe ai u thirr si person në dijeni.

“Nuk ka lidhje me mua, është një hetim pasuror për dikë që është pjesë e drejtësisë së re. Isha si person në dijeni. Hetim për një person që i përket drejtësisë së re. S’kam pasur asnjë marrëdhënie, marrëdhënie ka pasur një firmë që kam pasur unë, ka blerë dikur pa qenë dhe në atë punë ai. Para 2005. Nuk mund ta them se çfarë është, por…”, tha Tahiri pas daljes nga SPAK.

Të fundit