Flash News

E-TJERA

Ish-deputeti: Demokratët do i bashkohen Berishës për një PD pa Salianjin dhe Gjekmarkajn

Ish-deputeti: Demokratët do i bashkohen Berishës për një PD

Ish-deputeti Andi Përmeti ka reaguar mbi një deklaratë të deputetit demokrat Agron Gjekmarkaj, i cili tha se, "nëse fiton linja e Berishës, unë jap dorëheqjen nga PD".

Ndërsa deputeti Ervin Salianji tha mes debateve për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha se, "nëse shtrohet diskutimi se do të jemi një parti pa marrëdhënie me Amerikën, do ta lija mandatin".

Referuar këtyre deklaratave, Përmeti thotë se pas Salianjit edhe Gjekmarkaj indirekt ka përkrahur "Foltoren" e Berishës.

Ai shton se demokratët e vërtetë që kanë shërbyer prej vitesh pa interesa për partinë, do i bashkohen Berishës vetëm për të parë një PD pa Salianjin dhe Gjekmarkajn.

"Mijëra demokratë, jo servila, që kanë kontribuar vite rresht për Partinë Demokratike pa përfituar asgjë do i bashkohen sot Berishës, pavarësisht nqs e preferojnë apo jo, vetëm e vetëm për të parë një Parti Demokratike pa Ervin Salianjin dhe pa Agron Gjekmarkajn", shkruan Andi Përmeti.

Të fundit