Flash News

E-TJERA

Ish-deputeti Gurakuqi pro zgjatjes së vettingut: Por të bashkëngjiten ndryshime në ligjet organike

Ish-deputeti Gurakuqi pro zgjatjes së vettingut: Por të

Në seancën e sotme të Kuvendit do të votohet për ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e afateve të vettingut në drejtësi.

Mazhoranca është pro, ndërsa Rithemelimi ka konfirmuar se do të votojë kundër ndryshimeve kushtetuese. Ndërkohë Basha ka vendosur që Partia Demokratike do të votojë pro ndryshimeve kushtetuese për zgjatjen e afatit të vettingut në drejtësi.

Ish-deputet i Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi, përmes një reagimi në Facebook, shprehet se "ky amendim i kërkuar edhe nga Aleatet, sot duhet te aprovohet".

Për Gurakuqin, "vijimi, përshpejtimi dhe përmbyllja e Reformës në Drejtësi është interes publik dhe aspiratë e qytetarëve të Shqipërisë."

Por ish-deputeti sugjeron që në kuadrin e ndryshimeve kushtetuese, do të duhet të bashkëngjiten një sërë ndryshimesh në ligjet organike dhe të hiqen pengesat  "15 vjecare", për juristët e rinj të ekselencës që kanë plotësuar ciklet e plota të studimeve dhe të diplomuarit me cikël të plotë në fakultetet e drejtësisë në vendet Perëndimore.

"Publiku ka nevoje urgjente për ta ndërruar fytyrën e drejtësisë dhe për ndihmësen e brezit të ri,"- thotë Gurakuqi.

Postimi i plotë:

Vijimi, pershpejtimi dhe permbyllja e Reformes ne Drejtesi eshte interes publik dhe aspirate e qytetareve te Shqiperise.
Aq i korruptuar dhe aq i kontrolluar nga pak duar direktive, klienteliste ka qene ky sistem, sa 6 vite rezultuan te pamjaftueshme per implementimin e kuadrit te ri institucional. Aq e sterholluar dhe e qendrueshme ka qene nderhyrja e qeverise ne reforme perkunder parimeve kushtetuese te rena dakord nga gjithe palet, sa sot procesi ndodhet ne udhekryq, i paperfunduar dhe me mjaft nderthurje te interesave kunder publikut.
Ende sot ne sistem gjenden krahas shume gjyqtareve e prokuroreve te zote dhe te ndershem, edhe nje numer "profesionistesh" te tarafeve, sherbimeve dhe mbrapshtive te "botes" se paskrupullt te menaxhereve te KLD se vjeter.
Sot, votohet per ndryshime kushtetuese qe mundesojne zgjerimin edhe per nje kohe te mandatit te institucioneve te vetingut. Interesi publik, te drejtat e qytetareve per drejtesi te bararbarte per te gjithe, jane me te parat ne dhenien e ketij aprovimi nga ana e parlamentareve.

Pa ngurrim, ky amendim i kerkuar edhe nga Aleatet, sot duhet te aprovohet.

Eshte legjitim, progresist dhe kunder establishmentit, qe kerkon ruajtjen e kastave dhe promovimin e kaosit.
Mbi te gjitha, sistemi nuk mund te kete asimetri dhe mungese sensesh.

Megjithate, ne kuadrin e ndryshimeve kushtetuese do te duhet te bashkengjiten nje sere ndryshimesh ne ligjet organike dhe para se gjithash duhet te hiqen pengesat "15 vjecare", per juristet e rinj te ekselences qe kane plotesuar ciklet e plota te studimeve dhe te diplomuarit me cikel te plote ne fakultetet e drejtesise ne vendet Perendimore.

Publiku ka nevoje urgjente per ta nderruar ftyren e drejtesise dhe per ndihmesen e brezit te ri.
Ndryshime gjegjese duhet te ndodhin edhe duke ndertuar filtra qe pengojne riciklimin ne sistem te atyre qe kane sherbyer ne organet e diktatures dhe qe kane ushtruar drejteperdrejte dhunen ndaj qytetateve deri 30 vite ma pare.

Të fundit