Flash News

E-TJERA

Ish-deputeti i Gjirokastrës humb vajzën në aksident: U nda nga jeta në kulmin e rinisë

Ish-deputeti i Gjirokastrës humb vajzën në aksident: U nda nga

Zi në familjen e ish nënkryetarit të Kuvendit, ish deputetit Vangjel Tavo, pasi vajza e tij ka humbur jetën ditën e djeshme. 

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Tavo, i cili nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale ka njoftuar mbajtjen e ceremonisë mortore.

“Këto janë fjalët më të vështira që shkruaj në jetën time. Vajza ime e madhe Eva u nda nga jeta në kulmin e rinisë, në moshën më të bukur, siç ishte edhe vetë ajo.

Varrimi bëhet ditën e enjte, datë 30 nëntor, ora 11:00 në Jorgucat, Gjirokastër”, shkuan ai.

Të fundit