Flash News

E-TJERA

Ish-deputeti i PS emërohet Drejtor i Postës Shqiptare

Ish-deputeti i PS emërohet Drejtor i Postës Shqiptare

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Postës Shqiptare. Vendimi është bërë zyrtar ditën e sotme, ndërsa Xhafaj do të drejtojë institucionin publik që mbulon shërbimin postar dhe logjistikën shtetërore në të gjithë territorin e vendit.

Xhafaj ka mbajtur më herët disa poste në administratën shtetërore, përfshirë atë të zëvendësministrit të Brendshëm, si dhe deputet i PS-së në Kuvendin e Shqipërisë.

Po ashtu, sot është prezantuar edhe drejtori i ri i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), Kreshnik Bajraktari.

Të fundit