Flash News
Ish-deputeti i PS humb njeriun e shtrenjtë të familjes: Mbete pengu im më i madh
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka humbur njeriun e shtrenjtë të familjes, nënën e tij. Lajmin e ka bërë të ditur në rrjetet sociale
Hyseni me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet se ajo do të mbetet pengu më i madh dhe kujtimi më i ngrohtë e i pazëvendësueshëm i jetës së tij.
“Ti trupi i vogel por nje grua e madhe, luftove fort, si veç ti di të bësh beteja. Së bashku me Babin dhe Albanën menduam që do e mundnim edhe këtë të keqe, por s’ja dolëm dot nënoke, s’ja dolëm dot…
Më dhe një përqafim të fundit dhe shpirtin ja dorëzove qiejve për të mbetur pengu më i madh dhe kujtimi më i ngrohtë e i pazëvendësueshëm i jetës sime.
Një mirënjohje smund të mungojë për miqtë, mjekët dhe infermierët, që prej tre vitesh na janë gjendur pranë në këtë betejë!
Të dashur miq,
Më 22 Shkurt, në orën 14:25 ndërroi jetë Hanko Sadik Hyseni (Ahmetaj), nëna jonë e dashur.
Ceremonitë përcjellëse fillojnë sot në orën 18:00 pranë “Alba 2000”, Rruga e Dibrës (pranë Medresesë), për ti dhënë lamtumirën e fundit në orën 12:00, ditën e Enjte, datë 23 Shkurt në Tufinë”, shkruan Hyseni.