Flash News

E-TJERA

Ish-deputeti i PS: Rama të tërhiqet nga amnistia fiskale, minon të ardhmen e vendit

Ish-deputeti i PS: Rama të tërhiqet nga amnistia fiskale, minon

Ish-deputeti socialist Ervin Bushati ka thënë se kryeministri Rama duhet të tërhiqet nga ligji për amnistinë fiskale.

Në një intervistë për ‘Panorama TV’, ish-deputeti tha se amnisitia fiskale do të minonte të ardhmen e vendit dhe do ta kthentë Shqipërinë në një portë hyrëse dhe bankë për aktivitetete jashtëliagjshme.

Bushati tha se ligji në fjalë bie ndesh me financat publike të shtetit ligjor.

“Unë e kam thënë edhe në parlament dhe komisionit që do të duhet të kishte dakordësinë e të gjithëve dhe në asnjë mënyrë infiltrimin e parave të pista apo edhe atyre gri sepse do të dëmtonte po vetëm Shqipërinë, por do ndryshonte sistemin e vlerësimit të shoqërisë, do minonte të ardhmen e Shqipërisë dhe e bën Shqipërinë porte hyrëse dhe bankë të aktiviteteve të paligjshme që janë problematike për Evropën.

Problemi kryesorë i aktivitetit të paligjshëm është ku të depozitojnë cash-in dhe të hapim derën e susamit dhe ti thuash hajde mbajini këtu është problem për Evropën prandaj Evropa është kundër.

Ky diskutim ka 4-5 vite që diskutohet dhe unë mendoj se duhet të tërhiqet me takt kryeministri sepse bie ndesh me financat publike të shtetit ligjor në radhë të parë dhe me interesat e partnereve strategji”, tha Bushati.

Të fundit