Flash News

E-TJERA

Ish-deputeti nga protesta: Do ta godasim këtë qeveri, mbi paranë dhe karrierën, është atdheu

Ish-deputeti nga protesta: Do ta godasim këtë qeveri, mbi paranë

 

Pedagogu dhe ish-deputeti Erion Piciri, i pranishëm sot në protestë, tha se ka ardhur koha për derëjtësi pas 30 vitesh në tranzicion.

Piciri u shpreh se ka ardhur koha që shqiptarët të godasin qeverinë Rama, ndërsa shtoi që nuk e kishte menduar askush që sot Shqipëria të jetë ndër tre vendet më të korruptuara në botë.

“Sot jemi shumë, këta janë njerëz me kurajo, njerëz që godasin partinë shtet, njerëz që kërkojnë lirinë dhe Evropën. Kjo është trashëgimia jonë politike. Pas 30 vitesh nuk e mendonim që Shqipëria do ishte një nga tre vendet më të korruptuara, se do linim Evropën dhe do bashkohemi me Serbinë, se ngjajmë me Afrikën.

Sot na thërret një zë i fortë, një jehonë që vjen nga rilindasit të atyre njerëzve që besuan se do jemi një nga kombet dinjitoze të Evropës. Ne sot na thërret zëri i atyre njerëzve që luftojnë për bukën. Sot është një ndryshim i qenësishëm, drejt ekselencës.

Unë mendoj se është koha për drejtësi, pas 30 vitesh tranzicion. Është koha që keqbërësit mos mbajnë moral politike. Është koha që shqiptarët të shkojnë drejt Evropës. Mbi paranë dhe karrierën ekziston atdheu. Do vërtiteni nëpër botë, por atdheu është më i rëndësishmi. Ky është momenti i së vërtetës. Ne do godasim këtë qeveri dhe gjithkush që është një pengesë në rrugën e Evropës”, tha Piciri.

 

Të fundit