Flash News

E-TJERA

Ish-deputeti: PD duhet të dalë me një kandidat të vetëm në zgjedhje. Partisë i duhet një lider i ri

Ish-deputeti: PD duhet të dalë me një kandidat të vetëm

Ish-deputet demokrat, Romeo Gurakuqi u shpreh se PD duhet të dalë me një kandidat të vetëm në zgjedhjet e 6 marsit. Sipas tij, Shkodra do të fitohet nga demokratët vetëm në këtë mënyrë.

Ai shtoi se mosmarrëveshjet duhen lënë për një moment të dytë, duke shtuar se dy kandidatë nga e njëjta parti “e mbyt” demokracinë.

"Qytetarët janë jashtë vendimmarrjes! Janë të ndarë dhe të shkëputur nga interesat e elektoratit. Kualiteti dhe ekspertiza duhet të mbizotërojë në zgjedhjen e kandidati. Duhet të gjendet një kandidat që bashkon palët, kështu edhe mund të fitoj Shkodra.

Le t’i lënë ngatërresat për një moment të dytë. Jam kundër daljes së të djathtës me kandidat rival, jam për të kapërcyer emrat e njëjtë dhe familjet e njëjta, kjo mbyt demokracinë. Partitë politike nuk shohin interesat e qytetarëve", tha Gurakuqi.

Ky i fundit u shpreh për “Report tv” se zgjidhja e situatës në Partinë Demokratike vjen përmes një lideri të ri.

“Duhet të krijohen konditat për pikasjen e liderit të ri që i takon të djathtës shqiptare për dekadën e tretë të shekullit 21. Liderit që do të marri drejtimi në zgjedhjet ardhshme dhe do të drejtojë qeverinë e qendrës së djathtë drejt procesit të integrimit Evropian. E djathta shqiptare e meriton një lider, për të kryer procesin që PS e ngadalësoi”, tha ai.

 

Të fundit