Flash News

E-TJERA

Ish-deputeti: Saimir Tahirit i rrezikohet jeta në burg, kush urdhëroi dërgimin e tij tek 313

Ish-deputeti: Saimir Tahirit i rrezikohet jeta në burg, kush urdhëroi

Ish deputeti Lefter Maliqi ka hedhur dyshime se ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri i rrezikohet jeta në burg, pas vendimit nga apeli i GJKKO për ta dënuar me 3.4 vjet.

Në një postim në rrjetet sociale, Maliqi shkruan se dërgimi i Tahirit ne burgun 313 është bërë për t’i mbyllur gojën, pasi është i vetmi që di për urdhëruesin e kanabizimit të vendit.

"Jeta e Tahirit në rrezik. Kush urdhëroi dërgimin e tij tek 313 tek burgu me rrezikshmëri të lart, kush do t'i mbyll gojën Tahirit sepse është i vetmi qe di për urdhëruesin e kanabizimit të vendit dhe kreun e mafies Rama.

Tahirit tek 313 i rrezikohet jeta ose është nën kërcenim e presion të mbyllë gojën! Kreu i “Mafies” eliminon një nga një bashkëpunëtorët e tij! Pasi i keqpërdori, i futi në burg ish-ministrat Koka-Tahiri. Mbushi parlamentin me kriminelë dhe Deputetë me pranga si Frroku, Prenga etj. Po kështu me Kryebashkiakët, që u larguan nga ligji i dekriminalizimit. Shiti Xhafen, Klosin, Majkon, Blushin, Braçen, Ballën, disa ish-Drejtorë të Përgjithshëm e ish-Deputetë si Çuko, hodhi në rrugë Gjikën; futi në burg Tushen e Lushnjes. E mbushi Qeverinë me ‘femra’ të nënshtruara e keq-përdorura.

Miliardat e Eurove, para të popullit, me të cilat lobon në politikën e jashtme; blen Diplomat e Opozitën! “Pusht-eti i Madhërishëm”, jeta e shfrenuar në ‘Harem’, lidhja me oligarket e krimin i kanë errur sytë, duke e ditur veten ‘Sulltan’ që pret koka dhe ‘Diktator’ që dikton vdekjen…por fundi i diktatorëve dihet!", shkruan Maliqi.

Të fundit