Flash News

E-TJERA

Ish-deputetja e PS-së merr drejtimin e AKU-së, institucion i përfshirë prej vitesh në skandale

Ish-deputetja e PS-së merr drejtimin e AKU-së, institucion i

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, është emëruar në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, një institucion që prej vitesh ka qenë në qendër të akuzave për dështime serioze në kontrollin e sigurisë ushqimore.

AKU ka qenë shpesh pjesë e skandaleve që lidhen me futjen në treg të produkteve bujqësore të kontaminuara me pesticide të ndaluara, duke ngritur shqetësime të forta për shëndetin e konsumatorëve dhe mungesën e kontrollit shtetëror.

Para këtij emërimi, drejtimin e AKU-së e mbante Manush Kullolli. Ndërkohë, emërimi i Gjylametit vjen pak kohë pasi ajo mbeti jashtë Parlamentit, duke mos arritur të sigurojë një mandat në zgjedhjet e 11 majit. Në garën brenda Partisë Socialiste, Olta Xhaçka mori më shumë vota, duke lënë Gjylametin jashtë Kuvendit.

Të fundit