Flash News

E-TJERA

Ish-deputetja kritika qeverisë: S'më duket normale që ministrat e mësojnë emërimin nga media

Ish-deputetja kritika qeverisë: S'më duket normale që

Ish-deputetja dhe ish-ministrja socialiste, Valentina Leskaj, i ka drejtuar disa kritika qeverisë për përzgjedhjen e kandidatëve për ministra dhe deputetë.

E ftuar në 'Zona Zero' në Top News, Leskaj u shpreh se dikur kandidaturat paraqiteshin dhe dikustoheshin në Kryesi, ndërsa sot shton ajo, ministrat e kanë pohuar vetë se emërimin e mësojnë nga media.

“Ka qenë praktikë në PS që të gjitha kandidaturat paraqiteshin me CV dhe diskutoheshin në kryesi e grup parlamentar. Sot diskutohen përsëri, kandidatët për deputetë diskutohen dhe janë diskutuar gjithmonë në mbledhje kryesie. Unë kam pasur rast që kam pasur rezervat e mia për ndonjë kandidat. Diskutohet. Ajo që mua nuk më pëlqen është ajo që ka dalë në mediat që ministrat e mësojnë emërimin nga televizori. 2-3 raste të vetë kandidatëve e kanë thënë që e dëgjova në televizor. Kjo s’më duket normale”, tha Leskaj për Zona Zero.

Ish-deputetja shton se PS-ja e ka kuptuar nevojën për të ndryshuar vetveten për të qëndruar në pushtet. Sipas saj, partia ka nevojë për njëfarë reflektimi.

“Më ka pëlqyer Edi Rama në deklaratën pas fitores së zgjedhjeve. Ai tha një gjë që unë e kam shkruar në libër më përpara. Ai tha që duhet të ndryshojmë vetveten. Gjëja pozitive është fakti që një forcë politike e kupton që duhet të ndryshojë vetveten do të thotë se ka nevojë për reflektim. PS ka nevojë të ndryshojë vetveten dhe të bëjë mjaft gjëra që i ka premtuar dhe që janë të domosdoshme”, u shpreh Leskaj.

Të fundit