Flash News

E-TJERA

Ish-diplomati: Dy mesazhet që përcolli vizita e Merkel në Shqipëri dhe Serbi

Ish-diplomati: Dy mesazhet që përcolli vizita e Merkel në

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara Agim Nesho deklaron se vizita e kancelares gjermane në Serbi dhe Tiranë përcolli dy mesazhe konkrete.

Duke folur në Euronews Albania, Nesho thotë se mesazhi i parë ishte që Serbia nuk mund ta vijojë rrugën europiane pa pranuar pavarësinë e Kosovës, dhe së dyti, procesi i Berlinit i nisur në 2014 nuk duhet kurrsesi të zëvendësohet nga variante të tjera.

“Merkel në mënyrë diplomatike për të mos krijuar asnjë konfuzion ka ardhur me dy mesazhe kryesore: Në Serbia ajo ishte e drejtpërdrejtë për njohjen e Kosovës, nga ana tjetër si në Shqipëri dhe Serbi ajo ka qenë e qartë me mesazhin e dytë, që është se procesi i Berlinit nuk mund të zëvendësohet. Më shumë se kaq ajo nuk mund të shprehet”, tha Nesho.


 

 

Të fundit