Flash News

E-TJERA

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj bën rekurs në

Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj i është drejtuar Gjykatës së Lartë me një rekurs për të kundërshtuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” të caktuar ndaj saj. Kërkesa e saj për heqjen e masës pritet të shqyrtohet nga gjyqtari Genti Shala.

Karçanaj është një nga tetë personat e vënë nën masë sigurie nga SPAK në kuadër të një hetimi të gjerë për parregullsi me tenderat e AKSHI-t. Prokuroria e Posaçme e akuzon atë për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal, shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.

Hetimi i SPAK, i cili ka zgjatur rreth një vit, u përqendrua në procedurat e 12 tenderave të dyshuara si abuzive. Si rezultat i këtij hetimi, Gjykata e Posaçme (GJKKO) vendosi masën “arrest me burg” për Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiraj, ndërsa për Karçanajn u caktua “arrest shtëpie”.

Në listën e personave të tjerë nën hetim përfshihen Hava Delibashi, Andis Papa, G.H dhe Rogers Rryta. Gjithashtu, është pezulluar nga detyra edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës, Erion Ismaili. Akuzat e ngritura nga SPAK ndaj të pandehurve përfshijnë, përveç të lartpërmendurave, edhe korrupsion, heqje të paligjshme të lirisë dhe pastrim parash.

Të fundit