Flash News

E-TJERA

Akuzohet si pjesë e grupit kriminal në AKSHI, ish-drejtoresha Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Akuzohet si pjesë e grupit kriminal në AKSHI, ish-drejtoresha Mirlinda

Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit, Mirlinda Karçanaj është paraqitur paraditen e kësaj të mërkure në ambientet e SPAK.

Karçanaj ndodhet në masën e ‘arrestit të shtëpisë’ pasi akuzohet për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

Karçanaj u mor e pandehur krahas Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit, një biznesmen tjetër fitues i prokurimeve të AKSHI-t, kompania e të cilit SOFT & SOLUTION, pati afro 18 milionë euro të ardhura dhe pothuajse 11 milionë euro fitime në vitin 2024. 

Të fundit