Flash News

E-TJERA

Ish-drejtoresha e ARRSH shkon në SPAK, i komunikohet akuza për shpërdorim detyre

Ish-drejtoresha e ARRSH shkon në SPAK, i komunikohet akuza për

Ish drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato është paraqitur sërish sot në Prokurorinë e Posaçme. Nga informacionet që qarkullojnë në media, SPAK i ka  komunikuar akuzën për shpërdorim detyre.

Disa javë më parë, Qato u thirr në SPAK për të dëshmuar në lidhje me dy akuzat e ngritura më herët, atë të “shpërdorimit të detyrës” dhe të “pabarazisë në tendera”.

Prokuroria e Posaçme duket se i është referuar kallëzimit që Kontrolli i Lartë i Shtetit bëri për investimet në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë.

Në vitin 2019, kompania për ndërtimin e rrugëve, “Gjoka Construcion”, u akuzua se ka dhënë dokumente të rreme për të fituar një tender me fond limit 19.3 milionë euro. Kompania iu përgjigj kësaj akuze me një kundërakuzë tjetër të rëndë, atë të manipulimit të tenderit nga Sonila Qato.

Një document që u publikua në media tregonte se kompania kishte falsifikuar ecurinë e punimeve në tre tunele të kësaj rruge me synimin për të plotësuar kriteret për fitimin e një tenderi tjetër.

Bëhej fjalë për segmentin tjetër rrugor të njohur si loti 7 i rrugës Kardhiq-Delvinë, ku përfshihet edhe tuneli në Qafën e Skarficës. “Gjoka” akuzoi menjëherë Qaton si përgjegjëse për rrjedhjen e dokumenti, dhe e akuzoi drejtoren e ARRSH për manipulim sepse kishte ofruar afro 4.2 milionë euro më pak se sa oferta e shpallur fituese.

Pas këtyre akuzave, Qato asokohe dha dorëheqjen menjëherë. Ndërsa tashmë, pas rreth 3 vitesh, SPAK e akuzon atë për “shpërdorim detyre”.

Të fundit