Flash News

E-TJERA

Ish-drejtoresha e TKOB rrëfen në SPAK: Firmosa kontrata të paligjshme nën presionin e Ajola Xoxës

Ish-drejtoresha e TKOB rrëfen në  SPAK: Firmosa kontrata të

Në dëshminë e dhënë para Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ish-drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit (TKOB), Abigeila Voshtina, ka pranuar se ka nënshkruar kontrata të paligjshme me një vlerë totale prej 30 mijë eurosh për aktivitetin “Festivali Ndërkombëtar i Dancit”.

Sipas deklarimeve të Voshtinës, pas kontratave qëndronte Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj.

“Kontratat janë hartuar me kërkesë të Ajola Xoxes, e cila kishte përzgjedhur operatorin dhe kishte përcaktuar shumën. Unë nuk kam pasur asnjë kontakt me shoqërinë ‘Rametal’, pasi të gjitha diskutimet financiare dhe teknike i bënte Ajola përmes qendrës ‘Harabel’”, ka rrëfyer Voshtina.

Ajo theksoi se ishte e vetëdijshme që dokumentet “nuk ishin konform ligjit”, por ishte detyruar t’i nënshkruante për shkak të “presionit dhe ndikimit që Ajola Xoxa ushtronte përmes emrit të bashkëshortit të saj, Erion Veliaj”.

Në dëshminë e saj, Voshtina ka kujtuar edhe një takim në Ministrinë e Kulturës, ku Ajola Xoxa kishte kërkuar që një shumë prej 240 mijë eurosh për shfaqjet “Sonoma” dhe “Gravity” të menaxhohej nga qendra “Harabel”, jashtë strukturave të TKOB.

“Fondet publike duhet të menaxhohen nga Teatri dhe jo nga një organizatë e jashtme”, ka deklaruar Voshtina, çka solli krisjen e marrëdhënies së saj me Ajolën.

Përveç shkeljeve në kontrata, ish-drejtoresha ka denoncuar edhe mënyrën e menaxhimit të biletave, duke thënë se Ajola Xoxa “shpërfillte drejtuesit e institucionit” dhe shpërndante vetë biletat për aktivitetet e Teatrit të Operas.

Të njëjtat shkelje janë konstatuar edhe nga drejtoresha e auditimit të TKOB, e cila dëshmoi në SPAK se kontratat binin ndesh me legjislacionin fiskal dhe rregullat për menaxhimin e fondeve publike.

Ish-drejtoresha e TKOB rrëfen në  SPAK: Firmosa kontrata të
Dëshmia e siguruar nga dosja e SPAK

Të fundit