Flash News

E-TJERA

Ish-drejtori i OST: Do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Prill

Ish-drejtori i OST: Do të ketë ndërprerje të energjisë

Liqeni i Fierzës ka arritur në “pikën e vdekjes”. Pas mungesës për një kohë të gjatë të rreshjeve, liqeni është tharë duke bërë që niveli i ujit të bejrë ndjeshëm.

Ish-drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), Klodian Gradeci, tha se nga java e parë e muajit prill vendi do të ketë stakime dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Gradeci tregoi se Shqipërisë i duhet të importojë 3 milionë euro energji në ditë. Ish-zyrtari tha se qeveria nuk mund të ketë një fond të tillë rezervë, çka do të bëjë që kostot të bien mbi xhepat e qytetarëve.

“1 prilli do të jetë një ditë e keqe. Nëse nuk ka reshje, java e parë do ketë staktime dhe ndërprerje të energjisë. Aktualisht kemi marrë 400 mijë megavat energji me çmim 250 euro/megavat dhe faturën do ta paguajnë të ndarë qytetarët shqiptarë. Duhet të importojmë 3 mln euro energji në ditë. Nuk mendoj se qeveria ka një fond rezervë të planifikuar, kostot do paguhen nga qytetarët. 350 mln euro në vit mund të jetë kostoja për furnizimin me energji të vendit”, tha Gradeci.

Të fundit