Flash News

E-TJERA

Ish-drejtori i policisë akuza Çuçit: Po rikthen emra të dorëhequr dhe të inkriminuar

Ish-drejtori i policisë akuza Çuçit: Po rikthen emra të

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi ka hedhur akuza mbi ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, se po rikthen në poste drejtuese, persona të larguar ose të dorëhequr më herët për shkak të përfshirjes së tyre në trafikun e drogës.

I ftuar në studion e ‘Breaking’ në Top News, Prençi u shpreh se emrat që po rikthehen Policisë së Shtetit janë larguar nga frika e vetting-ut dhe tani që procesi ka ndalur, juanë riemëruar.

"Ai mund të jetë mik i kryeministrit, por nuk mund të jetë vlerë e shtuar, nuk kam parë që ministri i Brendshëm të ngrejë zërin për këto fenomene. Ishte një riciklim i tij, janë pikërisht ata që ministri e paraardhës kanë ofruar. Për të mos folur emra që po rikthehen në polici të shtetit ato që kanë dhënë dorëheqjen që janë larguar nga frika e vettingut dhe u kthyen kur u stopua. Kanë qenë të akuzuar për trafik droge në kohën e Tahirit e bashkëpunim me strukturat kriminale dhe trafiqeve të lëndëve narkotike", theksoi Prençi.

Të fundit