Flash News

E-TJERA

Ish –drejtori i Policisë: Besueshmëria e policisë humbi pas 2013-ës; Lala: Pësoi inkriminim gjatë kanabizimit

Ish –drejtori i Policisë: Besueshmëria e policisë humbi pas

Ish drejtori i antikrimit ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Ismail Elezi thotë se që pas 2013-ës, kur PS erdhi në pushtet besueshmëria te policia ka rënë ndjeshëm.

I ftuar në emisionin ‘Politiko’ në Top Neës, Elezi thotë se në kushte të tilla humb edhe mundësia për të siguruar informacion.  

Nga ana tjetër, gazetarja Klodiana Lala ndryshe nga Elezi thotë se politika ka patur gjithnjë interes që ta ketë policinë për interesat e veta.

Pjesë nga diskutimi:

Ismail Elezi: Ka pasë të infiltruar në trafikun e drogës dhe ka patur rezultat. Ka pasë shumë raste edhe në Elbasan. Por sot ka humbur besueshmëria. Policia ka njerëz me integritet, por problemi qëndron se puna u shkatërrua që në 2013, me heqjen e funksionarëve.

Në 2013 ikën drejtuesit e policisë, deri në 2016 Shqipëria u mbush me hashash. Berisha nuk lejoi hashashin dhe luftoi mbi 200 banda kriminale. Më bën përshtypje se kur shkon e humb besueshmërinë, do të mungojë informacioni, nuk ta jep njeri.

Klodi Lala: Politika ka patur interes që ta ketë policinë për interesat e veta. Kemi parë policë të angazhuar edhe në fushata zgjedhore. Politika ka etur nën diktatin e vet. Nuk u shkatërrua sot policia,

Elezi: Të jap një fakt. në 2005 kur Berisha u bë kryeministër beri drejtues Bajram Ibri.

Lala: Policia pësoi inkriminim gjatë kanzabizimit të vendit.  

 

Të fundit