Flash News

E-TJERA

Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale shqiptare janë zhvendosur në Spanjë, ekzistojnë dy rryma

Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale shqiptare janë zhvendosur

Ish-drejtuesi i policisë, Arben Hajdarmataj, ka komentuar marrëveshjen e firmosur sot mes Spanjës dhe Shqipërisë për bashkëpunim në luftën kundër krimit të organizuar.

Në një lidhje direkte për MCN Tv, Hajdarmataj u shpreh se marrëveshja në thelb është pozitive, por nëse mbetet në letër nuk do të ketë asnjë vlerë.

“Ministria e Brendshme ka marrëveshje me shumë shtete të BE. Në Shqipëri ka oficerë kontakti, edhe në vendet përkatëse ka oficerë shqiptarë, pra respektivisht në të dyja vendet. Marrëveshja në thelb është pozitive, por unë duhet të rikujtoj që shumë kohë më parë ka pasur një projekt sa i përket të gjitha vendeve të BP për bashkëpunimin dhe hetimin ndërkufitar. Kjo marrëveshje është pozitive, por nëse mbetet në letër nuk ka asnjë vlerë”, tha Hajdarmataj.

Hajdarmataj theksoi se marrëveshja aktuale bëhet edhe më e domosdoshme në kushtet kur grupet kriminale shqiptare në Spanjë janë fuqizuar. Ish-drejtuesi i policisë tha se grupet kriminale janë zhvendosur nga Anglia drejt Spanjës.

“Nëse marrim Spanjën specifikisht, sepse aktiviteti i grupeve shqiptare është i shtrirë në të gjitha vendet e BE-së. I përqendruar për kultivimin e lëndëve narkotike ka qenë në Angli. Tani tregu është zhvendosur në Spanjë. Në Angli ka rënë aktiviteti për shkak të rritjes së konkurrencës dhe uljes së çmimit. Grupet janë drejtuar në Spanjë. Spanja ka dy rryma: janë të zhvilluara grupet që merren me vjedhjen e banesave sidomos të atyre që kanë shumë pasuri dhe në aktivitetet e lëndëve narkotike. Shqipëria ka bashkëpunim me homologët spanjollë, por edhe me Europolin”, u shpreh Hajdarmataj.  

Të fundit