Flash News

E-TJERA

Ish-drejtori i policisë: Krimi ka zona influence ku policia nuk hyn dot

Ish-drejtori i policisë: Krimi ka zona influence ku policia nuk hyn dot

Ish-drejtuesi i policisë, Shemsi Premçi deklaron se kriminaliteti në vend nuk ka më një kurbë të zakonshme por kemi rritje të organizatave të strukturuara.

I ftuar në Euronews Albania, Premçi thekson se nga 22 atentate ndaj jetës së personit që kanë ndodhur deri tani në 2021, 80% pa autor.

 “Nuk ka qenë një biznesmen problematik, nuk ka jetuar me masa sigurie. Ne e dimë që në Fier ka grupe të strukturuara kriminale që jetojnë me roje dhe truprojës dhe komisariate më vete ‘policie’. Ka bërë jetë krejt normale, jo i fshehur, jo i maskuar dhe jo i ruajtur dhe pa makinë të blinduar”, tha Premçi.

Ai deklaroi më tej se nisur nga mënyra e ekzekutimit në vrasje kanë marrë pjesë të pakën pesë persona.

Ish-drejtuesi i policisë shtoi se në Shqipëri ka zona influence ku policia nuk hyn dot. Sipas tij kjo vjen për shkak se Policia e Shtetit është e kapur.

“Grupet e strukturuara kriminale janë shtuar së tepërmi dhe i takon Policisë së Shtetit të bëjë një analizë të mirëfilltë. Krijimi i zonave të influencës dhe të mbrojtura siç është rasti i Niklës ku nuk futet dot policia. E kam deklaruar se punonjësi i policisë nuk shkon dot vetëm duhet operacion i posaçëm por jo vetëm në Nikël por në disa zona të Shqipërisë”, përfundoi Premçi.

 

 

Të fundit