Flash News

E-TJERA

Ish-drejtori i Policisë: Më mirë të qajë nëna e kriminelit se e policit

Ish-drejtori i Policisë: Më mirë të qajë nëna e

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi deklaron se efektivi i ndjerë i ‘Shqiponjave’ në Fier, Novruz Cenaliaj, duhet të kishte vepruar më shpejt dhe ta kishte vrarë autorin 23-vjeçar, Azgan Mërnica.

I ftuar në Euronews Albania, Prençi tha se ka një ligj të pashkruar që thotë ‘më mirë të qajë nëna e kriminelit, sesa nëna e policit’.

“I ndjeri duhet të kishte vepruar më shpejt dhe ta vriste. Kur e pa se nxori armën, kur e pa që çoi dorën atje, duhet ta dinte se ajo lloj rrace, ai lloj fisi, ai lloj njeriu të vret. Në këtë rast siç thotë ligji, le të pranonte si i ati të bënte disa vite burg.


Ngjarja është shumë e rëndë, por po t’i bëjmë analizën, polici është i trajnuar për këtë punë dhe policët hezitojnë në përdorimin e armëve.

Ndonjëherë duhet përdorur edhe në kushtet e mbrojtjes ekstreme, por edhe në kushtet e mbrojtjes së nevojshme armë. Është një ligj i pashkruar që thotë më mirë të qajë nëna e kriminelit sesa nëna e policit”, tha Prençi.

Të fundit