Flash News

E-TJERA

Ish-drejtori i Policisë zbardh detaje për vdekjen e Laer Kurtit: U njoftua urgjenca, por nuk iu dha ndihma e parë

Ish-drejtori i Policisë zbardh detaje për vdekjen e Laer Kurtit: U

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj ka dhënë detaje të reja lidhur me vdekjen e Laer Kurtit.

I ftuar në ‘Task Force’ në Syri tv, Burgaj tha se të riut nuk i është dhënë ndihma e parë mjekësore dhe që në momentin e ndalimit, Kurti ka qenë i zbehur dhe jo në gjendje të mirë.

"Kam informacione nga burime policore. Që në momentin e kapjes së këtij personi, ai nuk është ndjerë mirë, ka qenë i zbehur. Patrulla e policisë ka kërkuar urgjencën. Sipas informacioneve urgjenca ka shkuar në vendin e ngjarjes, sipas informacioneve që kam marrë. Por ambulanca nuk e ka marrë për ta dërguar në spital edhe pse ndodhej afër.

Pastaj vijnë veprimet e tjera të policisë.

Edhe policia në atë rast, duhej ta dërgonte menjëherë në spital, dhe të mos e dërgonte në komisarit. Ambulanca nuk e ka marrë me justifikimin se nuk është detyra jonë të merremi me këto. Unë e kam këtë informacion nga punonjës policie.

Kur nuk e ka marrë ambulanca, mund të jetë një urdhër për ta dërguar në komisariat, sepse stimulon. Problemi qëndron se në Komisariatin e policisë njerëz të tillë nuk mund të mbahen.

Në momentin kur oficeri e kupton, i shoqëruari duhet të dërgohet në spitalin më të afërt", është shprehur Burgaj.

Të fundit