Flash News

E-TJERA

Ish-Drejtues i Policisë: Persona të inkriminuar komunikim me drejtues qarku, Nano donte t’i largonte, por s’e la ministri

Ish-Drejtues i Policisë: Persona të inkriminuar komunikim me drejtues

Ish-Drejtues i Lartë i Policisë, Arben Hajdarmataj ka deklaruar se janë gjendur komunikime të personave me aktivitet kriminal me drejtues të lartë të policisë.

Ky fakt ka qenë i njohur për ish drejtorin e përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano. I ftuar në emisionin “Open” në News24 Hajdarmataj tha se Nano nuk ka arritur t’i largojë sepse sipas tij nuk  e ka lënë ministri.

“Ka persona me aktivitet kriminal që kanë komunikim me drejtues të lartë të policisë dhe zoti Nano. Unë di që në telefona të personave me aktivitet kriminal ka komunikim me persona që janë drejtues qarkut. Zoti Nano mundohet t’i largojë dhe nuk arrin t’i largojë sepse nuk i lë ministri. Komunikimet janë gjendur dhe ky nuk pasur fuqi të ndikojë tek ministri ti largojë sepse politika nuk i ka lënë”, tha Hajdarmataj.

Të fundit